Shefi i OKB-së uron popullin kinez për Vitin e Ri
2023-01-21 11:28:03

Shefi i OKB-se Antonio Guterres (Foto Cgtn)

Shefi i OKB-se Antonio Guterres (Foto Cgtn)

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, përshëndeti popullin kinez për Vitin e Ri kinez, duke falënderuar Kinën për partneritetin e saj të fortë me OKB-në dhe mbështetjen e saj për bashkëpunimin ndërkombëtar.

“Kam kënaqësinë të dërgoj përshëndetjet e mia më të ngrohta teksa hyjmë në Vitin e Lepurit”, tha Guterres në një videomesazh, citon “CGTN”.

“Lepuri është simbol i energjisë dhe shkathtësisë dhe njerëzit kanë nevojë për këto cilësi në kohë vështirësish dhe sprovash”,- tha Guterres.

Viti i Ri Kinez bie më 22 janar.