Mbi 1 milion francezë protestuan kundër reformës së diskutueshme të pensioneve
2023-01-21 11:52:10

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria e Brendshme e Francës njoftoi se rreth 1.12 milionë francezë protestuan në të gjithë vendin kundër planit të diskutueshëm të qeverisë për reformën e pensioneve, njofton “Xinhua”.

CGT, sindikata më e madhe e Francës, vlerësoi numrin e protestave mbarëkombëtare në 2 milionë. Sipas ministrisë, vetëm në Paris, 80.000 demonstrues shprehën pakënaqësinë e tyre.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Njëkohësisht, punëtorët në disa sektorë organizuan një grevë 24-orëshe. Shkalla e grevistëve vetëm në kompaninë hekurudhore kombëtare franceze SNCF arriti në 46.3 për qind, gjë që rezultoi në anulime të shumta të shërbimeve rajonale dhe kombëtare.

Në rajonin Ile-de France ku ndodhet Parisi, sektori i transportit publik uli frekuencën e metrove dhe tramvajve.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më 10 janar, kryeministrja franceze Elisabeth Borne paraqiti detaje të planit të diskutueshëm të reformës së pensioneve të vendit, i cili do të rriste në mënyrë progresive moshën ligjore të pensionit gradualisht me tre muaj në vit nga 62 në 64 vjeç deri në vitin 2030 dhe do të vendoste një minimum të garantuar pensioni.

Borne tha në një konferencë për shtyp se duke filluar nga viti 2027, njerëzit do të duhet të punojnë 43 vjet për t'u kualifikuar për një pension të plotë.