Bilali: 38% e përfituesve të startup-eve janë kthyer nga emigrimi
2023-01-21 12:01:26

Ministraj Edona Bilali (Foto Rtsh)

Ministraj Edona Bilali (Foto Rtsh)

Në prezantimin e arritjeve gjatë vitit 2022 dhe objektivave për 2023-shin, ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, theksoi rëndësinë e mbështetjes së ideve të të rinjve dhe zhvillimit të tyre përmes financimeve dhe startup-eve, ku gjatë 2022-shit janë dhënë 29 të tilla.

Bilali tha se falë këtyre nismave është bërë e mundur edhe rikthimi i të rinjve nga emigrimi, ku 38% e përfituesve janë pikërisht të kthyer nga jashtë vendit, përcjell “RTSH”.

“Janë gjeneruar në total 29 startup-e, ku jemi të kënaqur me pjesëmarrjen e grave dhe vajzave që përbëjnë 34% të fituesve. 38% janë të kthyer nga emigrimi. Angazhimi i të rinjve, mbajtja e tyre në vend dhe rikuperimi i tyre pas emigrimit duke u ofruar mundësi edhe në Shqipëri është synimi ynë. 27 startup-e janë prezantuar përpara investitorëve të huaj për të gjetur investime dhe teknikë për të zhvilluar idenë e të rinjve”, tha ministrja.

Bilali theksoi se në Shqipëri janë identifikuar 100 nomadë digjitalë dhe se vendi renditet i 15-i nga 111 vendet më të mira në botë për të punuar në distancë.

Ministrja shtoi se shteti po punon për të eliminuar burokracitë që puna në distacë për nomadët digjitalë të bëhet edhe më komode dhe efektive.