Moti i keq/ Lumenjtë dalin nga shtrati, mijëra ha tokë të përmbytura
2023-01-21 11:29:46

Moti i keq (foto Facebook Agjencia Kombetare e Mbrojtjes Civile)

Moti i keq (foto Facebook Agjencia Kombetare e Mbrojtjes Civile)

Qendra ciklonike e pozicionuar në detin Adriatik vijon të ushtrojë aktivitetin e saj, duke sjellë reshje shiu, rrebeshe, erë dhe dëborë në zonat malore. Cikloni parashikohet të jetë i pranishëm gjatë gjithë fundjavës, duke sjellë dhe ulje të temperaturave, njofton “RTSH”.

Moti i keq ka sjellë dhe problematika në vend, me lumenjtë që kanë dalë nga shtrati, duke përmbyllur mijëra ha tokë.

Në Shkodër, sipërfaqja e përmbytur ka shkuar në 1100 hektarë tokë. Përmbytje ka edhe në qarkun e Lezhës.

Në Bashkinë e Vaut të Dejës kanë mbetur pa energji elektrike disa njësi administrative, pasi vërshimet e ujit kanë shkatërruar disa shtylla të tensionit të lartë. Disa rrugë rurale janë të bllokuara nga rrëshqitje gurësh dhe dherash. Problem prej disa ditësh mbetet mungesa e energjisë elektrike në disa zona të Gramshit dhe Librazhdit. Ekipet e OSHEE-së kanë punuar për të rikthyer energjinë elektrike tek abonentët.

Reshjet e dëborës janë në pranishme në disa qytete, por pa krijuar probleme në qarkullimin rrugor.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bëri të ditur se vazhdon monitorimin e situatës. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel qëndror dhe vendor janë në gatishmëri. (Irma)