Ministri saudit: Kina do të luajë rol të rëndësishëm në nxitjen e rritjes ekonomike globale
2023-01-21 11:56:47

Foto:VCG

Foto:VCG

Kina pritet të luajë një rol të rëndësishëm për të ndihmuar në nxitjen e rritjes ekonomike globale, deklaroi Bandar Alkhorayef, ministri saudit i Industrisë dhe Burimeve Minerale, duke komentuar ecurinë ekonomike të Kinës në vitet e ardhshme.

“Pavarësisht perspektivës ekonomike globale jo shumë pozitive në përgjithësi, Kina ka qenë gjithmonë shumë mbresëlënëse në trajtimin e sfidave. Unë jam mjaft optimist për rezultatin”,- deklaroi Alkhorayef për “Xinhua” në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror (WEF).

Iniciativa e Kinës “Një brez, një rrugë” dhe “Vizioni 2030 i Arabisë Saudite” krijojnë mundësi të mëdha për investitorët globalë dhe kinezë, tha ai.

“Ne besojmë se Kina ka bërë një punë të shkëlqyeshme kur bëhet fjalë për automatizimin. Kjo është një fushë ku ne po synojmë në Arabinë Saudite. Automatizimi është çelësi për ne për të kapërcyer objektivat e strategjisë sonë industriale”,- tha Alkhorayef. (Irma)