Kissinger: ShBA-ja dhe Kina duhet ta kuptojnë njera-tjetrën “më plotësisht”
2023-01-21 12:14:39

Foto:Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës

Henry Kissinger mbajti video fjalim në Gala-në(Foto:Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës)

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, flet për Gala-në vjetore të Vitit të Ri të Dhomës së Përgjithshme të Tregtisë të Kinës në ShBA (CGCC-USA) të mbajtur në Nju Jork, në 18 janar 2023. (Foto:VCG)

“ShBA-ja dhe Kina duhet ta kuptojnë njëra-tjetrën "më plotësisht" dhe të zhvillojnë marrëdhënie që janë në favor të paqes dhe përparimit të botës,” - tha ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger.

“Krerët e dy vendeve u takuan kohët e fundit në Bali dhe deklaruan gatshmërinë për të ndryshuar prirjen shqetësuese në marrëdhëniet dypalëshe, çka është një shenjë e mirë,” - tha Kissinger në videofjalimin e tij në Gala-në vjetore të Vitit të Ri të Dhomës së Përgjithshme të Tregtisë të Kinës në ShBA (CGCC-ShBA) që u zhvillua ditët e fundit në Nju Jork. Ai mirëpriti "vendimet që janë marrë për të nxitur dialogun në shumë fusha të ndryshme", duke shtuar se "Kina ka bërë një sërë hapash praktikë në këtë drejtim".

"Çdo komb duhet ta kuptojë tjetrin më plotësisht," - tha diplomati dhe strategu veteran 99-vjeçar amerikan, i cili shërbeu në administratat e dy presidentëve të vendit, Richard Nixon dhe Gerald Ford.

Foto:Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës

Foto:Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës

“Po të punojmë së bashku, ne mund të arrijmë gjëra të mëdha, jo vetëm për vendet tona, por edhe për njerëzimin.” - tha Kissinger.

Ai vuri në dukje se "Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë perceptime të ndryshme për kulturën dhe se si të sillen me të tjerët", dhe kjo "duhet të kuptohet nga të dyja palët".

Kissingeri nënvizoi gjithashtu rëndësinë e përdorimit të "vizioneve intelektuale, politike dhe historike" për të arritur marrëdhëniet e dëshiruara, duke shtuar se ai ka shumë "shpresë dhe pritshmëri që ky proces të çojë në rezultatet që presin njerëzit në mbarë botën".

Kissingeri u nderua me çmimin për arritje jetësore nga CGCC-USA në aktivitetin e 18 janarit për arritjet e tij si “një udhërrëfyes dhe kontribuues i përjetshëm në marrëdhëniet ShBA-Kinë”.(Zhang Yan/Mondi)