Shqipëri-Mal i Zi, marrëveshje për njohjen e sigurimeve shoqërore
2023-01-21 12:00:20

 Marreveshja Shqiperi-Mali i Zi (Foto Facebook Ministria e Financave dhe Ekonomise)

Marreveshja Shqiperi-Mali i Zi (Foto Facebook Ministria e Financave dhe Ekonomise)

Shqipëria dhe Mali i Zi finalizuan marrëveshjen në fushën e sigurimeve shoqërore.

Në një njoftim për shtyp, Ministria e Financave dhe Ekonomisë bëri të ditur se delegacioni shqiptar u kryesua nga zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë Olta Manjani, ndërsa delegacioni malazez u kryesua nga zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Edina Desic.

Mijëra shtetas shqiptarë, kryesisht sezonalë që punojnë në vendin fqinj, do të përfitojnë nga kjo marrëveshje, e cila pasi të kalojë etapat teknike, do të hyjë në fuqi me ratifikimin nga Parlamentet respektive, thuhet në njoftim.

“Mbetemi të angazhuar për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve shqiptarë, me qëllim që puna e tyre të njihet dhe të garantohet me ligj”, thuhet në njoftimin e MFE-së të publikuar edhë në rrjetet zyrtare sociale.

Kjo marrëveshje është me rëndësi për të siguruar një trajtim të barabartë të të gjithë të punësuarve, punëmarrësve dhe të vetëpunësuarve, të cilëve konkretisht do t’i njihen periudhat e sigurimit dhe të kontributeve në të dyja vendet. (Irma)