Shqipëri- Kinë, sektorët kyç të bashkëpunimit dhe perspektiva
2023-01-20 15:30:02


Marrëdhëniet ekonomike midis Shqipërisë dhe Kinës kanë një histori të gjatë bashkëpunimi, problematika të ndryshme dhe arritje. Për këtë bashkëpunim në vitin 2022 dhe perspektivën në vitin 2023 eksperti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi, bën një analizë në intervistën për Grupin Mediatik të Kinës.

CMG: Si ka qenë bashkëpunimi midis dy vendeve gjatë vitit që kaloi ?

Bardhi Sejdarasi: Sigurisht ishte një vit i mirë, sa i përket bashkëpunimit midis dy vendeve, por dhe një vit në të cilin u hodhën hapa për një bashkëpunim në 2023. Shansi i mirë, apo informacioni më i ri është se në Pekin është zhvilluar një konferencë shtypi e Ministrisë së Jashtme të Kinës dhe është folur për bashkëpunimin ekonomik global dhe perspektivën e saj mbi bazën e të cilave është zhvilluar në vitin 2022 dhe në 2023.

Ndërsa midis dy vendeve tona, në tërë historikun e tyre kam parë se cili është trendi i luhatjeve për çdo vit dhe më del se tregtia midis tyre është zgjeruar me 10.2%. Vlera totale që llogaritet nga insitucionet shqiptare shkon mbi 6 milion euro dhe sigurisht që kjo vlerë është e barabartë me diçka më shumë se 6.3% të totalit dhe e vendos Kinën si partnerin tregtar më të rëndësishëm të Shqipërisë në tërë këto vite, apo si burimin e 4 dhe në importe shkon në 4.2%. Janë disa fusha ku shënjohen këto arritje si: makineritë, tekstilet, për të cilat Shqipëria ka nevojë, ndërsa përsa i përket eksporteve Shqipëria vijon të ketë të njëjtën dinamikë. Ka një ndryshim që lidhet marrëdhënien që ka Kina me shtetet në botë, Europë dhe rajonin e Ballkanit, janë marrëdhënie që nuk shoqërohen me flukse është një tregti tradicionale. Trendi është duke u rritur dhe do të vazhdojë në vijim, sespe kemi dhe investime në fushën e fotovoltaikëve ku kompani kineze kanë lajmëruar se do të jenë pjesë e parqeve lundrues. Është një panoramë pozitive në këndvështrimin tim dhe mbetet në një potencial edhe për vitin 2023.

CMG: Mund të konsidreohet ky viti më i suksesshëm, duke marrë parasysh edhe vitet e kaluara apo pandeminë?

Bardhi Sejdarasi: Po patjetër, duke u nisur nga vetë treguesit që ofron ky vit dhe vetë ekonomia kineze kemi parasysh një tregues që ka të bëje me rritje të  Prodhimit të Brendshëm Bruto të ekonomisë kineze. Pandemia dëmtoi dhe po të marrim analizat rritja ekonomike e Kinës për 2023 nuk ishte ajo që ishte parashikuar dhe ishte më e ulta prej viti 1976. Më e rëndësishme ishte pjesa që lidhet me një deklarim zyrtar ku në vitin 2023 Kina do të investojë në ekonominë e botës përgjatë këtij viti. Ka patur një konferencë të jashtëzakonshme në Kinë që është marrë pikërisht me ekonominë dhe kjo konferencë ka hapur mundësinë dhe ka treguar potencialin e ekonomisë në vitin 2023. Ajo që ka qenë më e rëndësishme është ndikimi i kësaj ekonomie në pjesën tjetër të botës. Tani pas kapitullit të mbyllur me Covid 19, Kina thotë që pret një rikuperim të madh.

Deri në 2030, sipas studimit të CNN, Kina do të kalojë në vendin e parë të ekonomisë botërore, sepse treguesit dhe rendi ishte i tillë. Ka një strategji pse do të ecë ekonomia kineze. Është ajo e qarkullimit të dyfishtë në lëvizje dhe Kina thotë se sfidat e saj bazohen pikërisht në këto dy grupime, të jashtëm dhe të brendshëm.

CMG: Çfarë do të sjellë viti 2023, sa i përket bashkëpunimeve mes dy vendeve?

Bardhi Sejdarasi: Gjykoj që do të vazhdojnë projektet rajonale dhe të gjitha investimet e planifikuara nga qeveria shqiptare. Për mua më të rëndësishmet mbeten investimet në fushën e telekomunikacionit, telefonisë, siç janë tik tok apo Huawei. që janë lider sot. Shqipërisë i interesojnë investimet dhe kemi pasur si ai në Belsh me parkun fotovoltaik, por nuk përfundon këtu. Kompanitë kineze janë në avancë sepse kanë mundësinë. por edhe kulturën e investimit.