Galaja e CMG-së, videoja promovuese shfaqet në vendet europiane
2023-01-20 11:09:57

Të mërkurën nisi të shfaqet në qendrën e kryeqytetit të Italisë Romë videoja promovuese për Galanë e Festës së Pranverës 2023 të CMG-së, çka ka nisur aktivitetin multimediatik “Le të shohim bashkë Galanë e Festës së Pranverës të CMG-së” në Europë.

 

Kjo video do të shfaqet 24 orë në ditë deri të martën e ardhshme në ekranet elektronike në tetë pika të njohura turistike të Romës.

 

Në këtë video, maskoti i galasë, lepuri Tuyuanyuan, do të shprehë urimet e vitit të ri për kinezët në mbarë botën, qytetarët italianë dhe turistët nga vendet e ndryshme. Ndërkohë, në këtë video ka edhe një ftesë për të shijuar “këtë banket artistik të Vitit të Ri” të përgatitur nga CMG-ja.

 

Parashikohet që këtë javë, kjo video do të transmetohet 54 mijë herë dhe do të shihet nga 6 milionë shikues nga Italia dhe vende të tjera.

 

Në Britani, videoja promovuese për galanë e CMG-së u transmetua në konferencën e shtypit nga ambasada e Kinës në Britani, duke tërhequr vëmendje të lartë nga qarqet e ndryshme britanike.

 

Në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit për viitn 2023, kjo video ngjalli interes të lartë te pjesëmarrësit nga vende të ndryshme të botës.

 

Në uebsajtin e gazetës italiane “Il Giornale” është publikuar zyrtarisht programi i posaçëm i CMG-së “Le të shohim së bashku Galanë e Festës së Pranverës”. Më 18 janar, “Il Giornale” publikoi një artikull, ku thuhet që Festa e Pranverës është festa më e rëndësishme e popullit kinez dhe është koha për bashkimin familjar. Viti i Lepurit ka kuptimin e miqësisë, elegancës dhe paqes.

 

Më pas, ky program i posaçëm do të transmetohet në mbi 60 media kryesore të vendeve europiane, si Itali, Spanjë, San-Marino, Serbi, Maqedonia e Veriut e Shqipëri dhe parashikohet që të mbulojë 80 milionë shikues në Europë. (Jiang Lei)