VCG
Në fund të vitit 2022 dhe në fillim të vitit 2023, qeveria kineze ka marrë një sërë masash të reja për kontrollin e epidemisë dhe zhvillimin ekonomik. Këto masa janë një garanci e rëndësishme për rimëkëmbjen e qëndrueshme të rritjes ekonomike të Kinës sivjet dhe një kusht i domosdoshëm për të nxitur përmirësimin e gjithanshëm të aktiviteteve ekonomike dhe për të arritur përmirësimin efektiv të cilësisë dhe rritjen e arsyeshme sasiore.
Ndërkohë, krahinat e ndryshme të Kinës kanë bërë planet ekonomike për vitin 2023, duke paraqitur masat konkrete me synim që të realizohet “nisja e mbarë” e punës ekonomike.
VCG
Ministria kinez e Financave tha kohët e fundit se këtë vit politika fiskale pozitive duhet të forcohet dhe të bëhet më e efektshme, duke luajtur një rol më të drejtpërdrejtë. Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës propozoi që të vihet fokusi në stabilizimin e rritjes, punësimit e çmimeve, të rritet besimi i tregut, të zgjerohet aktivisht kërkesa e brendshme efektive, të shfrytëzohet plotësisht roli bazë i konsumit e roli kyç i investimeve dhe të nxitet përmirësimi i përgjithshëm i funksionimit të ekonomisë. Ministria e Tregtisë tha gjithashtu se do të marrë aktivisht masa së bashku me departamentet përkatëse për të mëkëmbur e zgjeruar konsumin dhe për të rritur vazhdimisht rolin themelor të konsumit në zhvillimin ekonomik.
Mbi bazën e planit të Ministrisë së Financave, mund të parashikohet që më 2023, ekonomia kineze do të ketë një nisje të mirë me mëkëmbje të mëtejshme. Krahas kësaj, edhe organet e pushtetit vendor kanë treguar vullnetin e tyre për nxitjen e zhvillimit cilësor të ekonomisë. Masat e tyre janë vërtet praktike dhe mbështetëse.
VCG
Në fund të vitit 2022, shumë krahina kanë nisur përshpejtimin e mëkëmbjes ekonomike dhe kanë filluar me shpejtësi zbatimin e masave të kombinuara, duke bërë përpjekje maksimale për stabilizimin e besimit të tregut. Synimi është shumë i thjeshtë: të nxitet përmirësimi i përgjithshëm i gjendjes ekonomike dhe të shënohen arritje të reja në zhvillimin me cilësi të lartë.
Disa kohë më parë, shumë krahina kanë organizuar ndërmarrjet vendore të dalin jashtë vendit për të siguruar më shumë porosi ndërkombëtare. Ndërkohë, ato kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme për nxitjen e biznesit, duke bërë përpjekje të plota për stabilizimin e tregtisë.
Krahas këtyre, janë marrë edhe masat për stimulimin e besimit të ndërmarrjeve private dhe janë marrë më shumë masa konkrete mbështetëse, me synim që të mbështeten ndërmarrjet private të kalojnë periudhën e vështirë.
“Fillimi i mbarë është gjysma e punës”. Me masat e reja nga qeveria qendrore dhe përpjekjet e plota nga krahinat e ndryshme, ekonomia kineze me siguri do të fitojë gjallëri të re dhe do të kemi një “nisje të mbarë” ekonomike për vitin 2023. (Jiang Lei)