Festa e Pranverës, Galaja e CMG-së është gati!
2023-01-20 12:03:34

Të enjten u zhvillua me sukses prova e pestë e Galasë së Festës së Pranverës për vitin 2023 e CMG-së, me standardin e transmetimit të drejtpërdrejtë.

 

Këtë herë, numra të shumëllojshëm, si këngë, valle, skeçe, pjesë opere tradicionale, arte marciale, akrobaci dhe pjesë për fëmijë do të shfaqen me teknologji të reja inteligjente, VR, 8K, 3D e multiekran, duke përfshirë elemente kulturore të vendeve të ndryshme të botës.

 

Në mbrëmjen e së shtunës, në vigjilje të Festës së Pranverës, Galaja e CMG-së e vitit 2023 do të shoqërojë kinezët në mbarë botën, duke mbjellë farën e shpresës për Vitin e Lepurit dhe duke pritur një vit të ri me një pranverë të bukur. (Jiang Lei)