Von der Leyen: Në BE do të shtohen një milion punësime prej industrisë diellore
2023-01-20 17:33:00

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se planifikohet rritje e punësimit në sektorin e teknologjisë së pastër në Union, duke përfshirë rreth 500.000 vende të reja pune në industrinë diellore të BE-së.

“Një milion punëtorë të kualifikuar nevojiten në industrinë diellore deri në vitin 2030. Kjo është dyfishi i asaj që kemi sot”,- tha ajo në një fjalim në Parlamentin Evropian në Strasburg, citon “DPA”, përcjell “ATSH”.

Von der Leyen tha se industria e baterive do të ketë nevojë për rreth 800.000 punëtorë deri në vitin 2025.

“Kjo është një sfidë e madhe, por është gjithashtu një mundësi e madhe për të krijuar vende të mira pune, punë me pagesë të lartë, punë të së ardhmes”, shtoi von der Leyen.

Deklarata e shefes së KE-së erdhi pasi u zbulua plani i BE-së për të përshpejtuar investimet në industrinë e teknologjisë së pastër në Bashkimin Europian.

Presidentja e KE-së bëri vlerësimin e masave të miratuara muajt e fundit për të zëvendësuar lëndët djegëse fosile ruse duke ruajtur sigurinë e furnizimit.

Çmimi standard i shitjes me shumicë të gazit në BE ka rënë me më shumë se 80% që nga gushti, duke çuar në çmime më të ulëta se përpara konfliktit ruso-ukrainas, tha von der Leyen. (Irma)