OKB konfirmon Inger Andersen për mandatin e dytë si shefe e UNEP-së
2023-01-20 17:17:52

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara konfirmoi danezen Inger Andersen për një mandat të dytë si drejtoreshë ekzekutive e Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), përcjell “Xinhua”.

Pas rekomandimit të shefit të OKB-së dhe pas konsultimeve me shtetet anëtare, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së konfirmoi Andersen si drejtoreshë ekzekutive të UNEP-it për një mandat të dytë katërvjeçar nga qershori 2023 deri në qershor 2027, sipas një njoftimi për shtyp të OKB-së.

Andersen aktualisht po kryen mandatin e saj fillestar katërvjeçar.

Para se të bëhej drejtoreshë ekzekutive e UNEP-it në vitin 2019, Andersen kishte shërbyer në Bashkimin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, Bankën Botërore, Grupin Konsultativ të Këshillit Ndërkombëtar të Fondit të Kërkimit Bujqësor, Kombet e Bashkuara dhe OJQ-të.

UNEP-ja është autoriteti kryesor mjedisor në sistemin e OKB-së. Programi përdor ekspertizën e tij për të forcuar standardet dhe praktikat mjedisore duke ndihmuar në zbatimin e detyrimeve mjedisore në nivel vendor, rajonal dhe global.

Misioni i UNEP-it është të ofrojë udhëheqje dhe të inkurajojë partneritet në kujdesin për mjedisin duke frymëzuar, informuar dhe duke u mundësuar kombeve dhe popujve të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre pa kompromentuar atë të brezave të ardhshëm. (Irma)