IAEA përfundon stacionimin e misioneve në centralet bërthamore të Ukrainës
2023-01-20 18:08:53

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) po finalizon vendosjen e misioneve të përhershme në termocentralet bërthamore të Ukrainës (NPP), njoftoi shërbimi i shtypit i qeverisë ukrainase, citon “Xinhua”.

Duke folur në një konferencë të përbashkët me drejtorin e përgjithshëm të IAEA-s, Rafael Grossi, kryeministri ukrainas Denys Shmyhal tha se misioni në NPP Khmelnytsky në Ukrainën perëndimore do të fillojë punën në ditët në vijim.

“Dëgjova nga shefi i IAEA-së garancitë e mbështetjes së plotë nga agjencia për përpjekjet tona për të garantuar sigurinë bërthamore, duke përfshirë NPP-në Zaporizhzhia”,- tha Shmyhal.

“Ne po punojmë për çështjen e organizimit të një zone sigurie rreth NPP-së Zaporizhzhia dhe po bëjmë përparim në këtë çështje”,- citohet të ketë thënë Grossi nga agjencia e lajmeve “Interfax-Ukraine”.

Sipas një deklarate të IAEA-së, ekspertët do të monitorojnë sistemet kryesore të sigurisë bërthamore dhe të sigurisë, do të ofrojnë asistencë teknike, do të vlerësojnë nevojat e centraleve dhe do të raportojnë në selinë e IAEA-së.

“Me ekipet e IAEA-s të pranishme përgjithmonë në të gjitha NPP-të e Ukrainës dhe vendndodhjen e Çernobilit, Agjencia do të ketë rreth 11-12 staf njëkohësisht në terren në vend, një ndërmarrje e paprecedentë nga organizata”,- tha mbikëqyrësi ndërkombëtar bërthamor në deklaratë.

Më 16 janar, IAEA-ja vendosi misionin e saj në termocentralin bërthamor Pivdennoukrainsk në Ukrainën jugore.

Ka pesë termocentrale bërthamore në Ukrainë, katër prej të cilave funksionojnë. Termocentrali bërthamor i Çernobilit, i cili dëshmoi një fatkeqësi bërthamore më 26 prill 1988, u mbyll plotësisht më 15 dhjetor 2000.

Në gusht 2022, IAEA-ja dërgoi misionin e saj të monitorimit në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën jugore, i kontrolluar nga forcat ruse që nga marsi. (Irma)