“The New York Times”: Sistemi shëndetësor i ShBA-së po zhgënjen infermierët
2023-01-20 12:18:12

VCG

VCG

Gazeta amerikane “The New York Times” publikoi të mërkurën një artikull, ku thuhet që sistemi mjekësor dhe shëndetësor në ShBA po zhgënjen shtresën bazë të infermierëve.

 

Sipas artikullit, infermierët janë themeli i sistemit shëndetësor të ShBA-së, i cili “është në gjendje të paqëndrueshme dhe jashtëzakonisht të pabarabartë”. Por tani, ky sistem dhe shoqëria amerikane në tërësi po e ulin vlerën e infermierëve, dhe duket po bëjnë këtë enkas.

 

VCG

VCG

Pandemia e COVID-19 i ka lodhur shumë infermierët në ShBA dhe shumica prej tyre po mendojnë që të heqin dorë nga ky profesion. Në një grevë të zhvilluar në Nju-Jork, infermierët nuk kërkojnë rritjen e pagave, por më shumë infermierë në spitale e në shtëpitë e të moshuarve dhe premtimin për të përcaktuar një raport mes numrit të infermierëve me numrin e pacientëve. Kështu, mund të pakësohet ngarkesa e tanishme të infermierëve dhe të ngrihet siguria e pacientëve.