Shfaqet në ShBA videoja promovuese e Galasë së CMG-së
2023-01-20 16:38:11

Në prag të Festës së Pranverës të Vitit të Lepurit të Kinës, në shumë kinema e stadiume në ShBA u shfaq videoja promovuese e Galasë së Festës së Pranverës të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).

Që nga e hëna, videoja promovuese e Galasë së CMG-së filloi të shfaqet në rrjetin e kinemave “AMC” dhe “Royal”, duke përfshirë 772 ekrane filmi dhe mbi 100 ekrane elektronike në sallat e kinemave në Nju-Jork, Uashington, Çikago, Los Anxhelos, San-Francisko etj. Po ashtu, kjo video promovuese nisi të shfaqet në ekranin e madh të Teatrit Kinez në “Hollivud” që nga 9 janari.

Njëkohësisht gjatë Festës së Pranverës, në pushimet gjatë shumë ndeshjeve të NBA-së, do të shfaqet në ekran videoja promovuese e Galasë së CMG-së.

Galaja e Festës së Pranverës e CMG-së do të hyjë gjithashtu në OKB. CMG-ja dhe Shoqata e Librave Kinezë do ta propagandojnë së bashku këtë shfaqje në OKB, duke përhapur kulturën kineze. (Fani)