Tregtia elektronike e nxitur nga linguistika
2023-01-19 14:47:58

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Transmetimi i drejtpërdrejtë ka riformuar biznesin e tregtisë elektronike në Kinë, veçanërisht që nga pandemia Covid-19. Faqet e “livestreaming” shërbejnë si thelbi i sektorit të transmetimit të drejtpërdrejtë. Në Nanning, kryeqendra e rajonit autonom Guangxi Zhuang, është zhvilluar shumë shitja përmes transmetimit të drejtëpërdrejë në faqe të ndryshme online, në gjuhë të ndryshme të rëndësishme në Azi. Qyteti po ngre biznesin e transmetimit të drejtpërdrejtë të tregtisë elektronike ndërkufitare si rezultat i talenteve që jetojnë atje, duke folur rrjedhshëm ato që quhen gjuhë të vogla.

Nanning, kryeqendra e rajonit autonom Guangxi Zhuang, ka parë një shkëndijë në biznes falë banorëve që flasin gjuhë që, megjithëse janë të rëndësishme rajonalisht, nuk fliten gjerësisht në të gjithë globin, thanë zyrtarët.

Qyteti është duke ngritur biznesin e transmetimit të drejtpërdrejtë të tregtisë elektronike ndërkufitare si rezultat i talenteve që jetojnë atje duke folur rrjedhshëm në ato që nganjëherë quhen gjuhë të vogla.

Ndryshe nga Shenzhen, provinca Guangdong dhe Hangzhou, provinca Zhejiang, Nanning nuk ka shumë përparësi në zinxhirin e furnizimit të tregtisë elektronike.

Megjithatë, me një kosto të ulët jetese dhe mbështetjen e qeverisë për tregtinë e jashtme me vendet e Azisë Juglindore, Nanning ka treguar një forcë të rëndësishme. Qyteti ka përfituar gjithashtu nga marrëveshja e Partneritetit Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal që hyri në fuqi më 1 janar 2022. Marrëveshja RCEP mbulon 15 vende të Azi-Paqësorit, të cilat përfshijnë 10 shtete anëtare të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore. Gjatë 20 viteve të ardhshme, pakti pritet të ulë deri në 90 për qind të tarifave për mallrat e tregtuara midis anëtarëve të tij.

Nanning ndodhet afër vendeve të Azisë Juglindore si Vietnami, Laosi, Kamboxhia dhe Tajlanda. Shumë të huaj janë tërhequr drejt Nanning, i cili i ka ofruar qytetit një grup gjuhësor të larmishëm.

Nutchaya Seyungkun, një premtuese tajlandeze e transmetimit të drejtpërdrejtë, jeton dhe punon në Nanning pas diplomimit të saj nga Universiteti Guangxi Minzu në vitin 2020. Përveç seancave të transmetimit të drejtpërdrejtë të tregtisë elektronike, Seyungkun tha se po konsideron hapjen e një kompanie kulturore kino-tajlandeze për të promovuar shkëmbimin mes dy vendeve.

Gjatë Ekspozitës së Pestë Ndërkombëtare të Importit të Kinës të mbajtur në Shangai në nëntor, Seyungkun krijoi një sesion demonstrimi të transmetimit të drejtpërdrejtë që përfaqësonte Guangxi. Gjatë ekspozitës së 19-të Kinë-ASEAN të mbajtur në Nanning në shtator, Seyungkun rekomandoi produkte tajlandeze në një stendë.

Transmetimi i drejtpërdrejtë ka riformuar biznesin e tregtisë elektronike në Kinë, veçanërisht që nga pandemia Covid-19. Faqet e “livestreaming” shërbejnë si thelbi i sektorit të transmetimit të drejtpërdrejtë dhe sigurimi i pagave konkurruese ka qenë kritike për ruajtjen e talenteve.

Përdoruesit që flasin gjuhë të vogla dhe kryejnë seanca të transmetimit të drejtpërdrejtë shpesh fitojnë 4000 juanë (596 dollarë) deri në 5000 juanë në muaj, e krahasueshme me nivelin mesatar të pagave lokale, bazuar në informacionin e rekrutimit publik.

Në qytetet me kosto më të lartë si Shangai, Hangzhou dhe Shenzhen, paga mujore e një pune të ngjashme është shpesh mbi 10.000 juanë.

Kompania “Guangxi Tus Innovation Cross-Border E-Commerce Co Ltd” ka rekrutuar studentë ndërkombëtarë në bashkëpunim me një numër kolegjesh vendase, thanë zyrtarët. Ata kanë tërhequr studentë nga Azia Juglindore të cilët janë të etur për të mësuar rreth tregtisë elektronike ndërkufitare dhe i inkurajuan ata të fillojnë bizneset e tyre në Kinë.

Kompania ka ndihmuar gjithashtu të kthyerit nga jashtë shtetit dhe talentet e nivelit të lartë jashtë shtetit që të përfshihen në sipërmarrjen ndërkufitare të tregtisë elektronike ose të punojnë në Guangxi.

“Popullariteti i transmetimit të drejtpërdrejtë të tregtisë elektronike ndërkufitare në gjuhë të vogla në Nanning pritet të rritet vazhdimisht dhe të nxisë akumulimin e burimeve si talenti, materialet dhe më shumë platforma ndërkufitare”,- tha Zhao Hui, kreu i projekteve për jashtë shtetit në Guangxi.

Një kompani tjetër, “Guangxi G&M Enterprise Management Co Ltd”, një platformë shërbimi ndërkufitar e integruar, hapi një qendër transmetimi të drejtpërdrejtë në Nanning disa muaj më parë. Ajo synon të rekrutojë dhe trajnojë personazhe dhe të ketë seanca të transmetimit të drejtpërdrejtë në “TikTok”. Sipas kompanisë, synohet gjithashtu të organizohet një konkurs për personat e interesuar për “live streaming”.

Pagat e atyre që flasin anglisht ose gjuhë të vogla parashikohet të variojnë nga 3000 juanë deri në 20.000 juanë në muaj.

Në tremujorin e parë të vitit 2023, qendra planifikon të nxisë 30 shitës me pakicë në “TikTok” që kryejnë seanca të transmetimit të drejtpërdrejtë në gjuhë të vogla. Kompania njoftoi se do të ofrojë trajnime fizike dhe bizneset e kualifikuara do të mbështeten përmes subvencioneve.

Kompania tashmë drejton një faqe tajlandeze transmetimi të drejtpërdrejtë dhe ka angazhuar disa të rinj kinezë që flasin gjuhën tajlandeze. Ata realizojnë seanca të transmetimit të drejtpërdrejtë në “TikTok” dhe shesin produkte në vendet e Azisë Juglindore, me transaksione mesatare ditore që kalojnë 1000 juanë.

Qendra planifikon të nxisë 500 “streamers” të tregtisë elektronike ndërkufitare dhe të krijojë gjithsej 2000 vende pune deri në vitin 2025. Ajo gjithashtu planifikon të ofrojë shërbime profesionale për më shumë se 1000 ndërmarrje lokale në Guangxi.

Ndërkohë, platforma e blerjeve “Lazada”, e blerë nga “Alibaba Group” në vitin 2016, ka qenë një forcë parësore në avancimin e zhvillimit të seancave të transmetimit të drejtëpërdrejtë në nivel lokal. Ndërsa biznesi është ende në fazën fillestare, kompania trajnon talentet së bashku me pushtetin vendor dhe kolegjet.

Covid-19 ka përshpejtuar blerjet në internet mes banorëve nga vendet e Azisë Juglindore. Vëllimi bruto i mallrave të ekonomisë digjitale të Azisë Juglindore pritet të ketë arritur në 200 miliardë dollarë, sipas një raporti të publikuar bashkërisht nga “Google”, “Temasek Holdings” nga Singapori dhe konsulenca amerikane e menaxhimit “Bain & Company”.

Adoptimi i tregtisë elektronike është i lartë si për konsumatorët urbanë ashtu edhe për ata ruralë në gjashtë vendet që u anketuan për raportin; Indonezi, Malajzi, Filipine, Singapor, Tajlandë e Vietnam.

Sipas një sondazhi tjetër të publikuar në fillim të dhjetorit nga konsulenca në Singapor “Black Box Research”, 35 për qind e të anketuarve në vend thanë se preferojnë blerjet dhe dërgesat në internet.

Në Nanning, më shumë kompani të përfshira në bizneset e tregtisë elektronike ndërkufitare po kërkojnë të punojnë me kolegjet lokale dhe të rekrutojnë më shumë talente.

Shkolla e Gjuhës dhe Kulturës së Azisë Juglindore nën Universitetin e Gjuhëve të Huaja Guangxi ka qenë një burim kryesor trajnimi në gjuhët aziatike. Shkolla ofron diploma universitare për gjuhën vietnameze, tajlandeze, kamboxhiane, indoneziane, birmane dhe japoneze.

“Shkolla i është përkushtuar mësimit të aftësive praktike, ndërdisiplinore dhe nxënësit duhet të përmirësojnë vazhdimisht aftësitë e tyre gjuhësore për t'u përgatitur më mirë për punët e ardhshme. Shkolla po kërkon të forcojë marrëveshjet bashkëpunuese me më shumë ndërmarrje”,- tha Wu Guiming, nëndrejtor i Universitetit të Gjuhëve të Huaja Guangxi.

Tregjet e Azisë Juglindore po vazhdojnë të zgjerohen, sipas drejtuesve të “Nanning Lightning Future E-commerce Business Co Ltd”, dhe kërkesa për talente gjuhësore po rritet gjithashtu. Kompania shpreson të punojë me universitetin dhe të plotësojë mungesën e atyre që mund të flasin gjuhët rajonale, thanë drejtuesit.

Dega Guangxi e një kompanie tjetër, “Shenzhen Jiuye Industrial Group”, e cila është e përfshirë në biznesin e tregtisë elektronike ndërkufitare, planifikon të forcojë bashkëpunimin me universitetin duke trajnuar të sapodiplomuarit në gjuhë të vogla në qendrën e saj të tregtisë elektronike në Shenzhen.

Gjatë praktikave, kompania ofron mundësi për studentët që të mësojnë dhe të ushtrohen në praktikë, deklaroi Liu Zhiping, menaxher i përgjithshëm i “Shenzhen Jiuye”. Studentët do të kenë mundësi të zhvillojnë seanca të transmetimit të drejtpërdrejtë në platforma të ndryshme të medieve sociale.