Prodhimi i naftës në Rusi u rrit me 2 për qind në vitin 2022 pavarësisht sanksioneve
2023-01-19 17:50:28

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti rus, Vladimir Putin, bëri të ditur se prodhimi i naftës në vend u rrit me 2 për qind gjatë vitit të kaluar pavarësisht sanksioneve perëndimore, sipas Kremlinit.

“Unë do të doja të flisja veçanërisht për sektorin e naftës dhe gazit. Pavarësisht presionit të sanksioneve të përmendura më parë, prodhimi i naftës në Rusi u rrit me rreth dy për qind në vitin 2022”,- tha Putin.

“Vëllimi i prodhimit arriti në 535 milionë tonë”,- shtoi ai.

Presidenti Putin vuri në dukje gjithashtu se ndërsa prodhimi i gazit natyror u ul me 11.8 për qind, çmimet globale të gazit janë rritur ndjeshëm pas veprimeve të vendeve perëndimore, përcjell “Xinhua”.

Si rezultat i këtyre proceseve, prodhuesit dhe eksportuesit rus të gazit kontribuuan me të ardhura më të mëdha në buxhetin federal, shtoi ai. (Elona)