Ministri ukrainas mes të paktën 18 viktimave nga rrëzimi i një helikopteri
2023-01-19 17:48:34

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të paktën 18 persona, përfshirë tre fëmijë, u vranë pasi një helikopter u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh dhe një ndërtese banimi në qytetin Brovary në rajonin e Kievit të Ukrainës. Mes viktimave ishin ministri i Brendshëm Denys Monastyrsky si dhe zëvendësministri i tij i parë dhe sekretari i shtetit, bën të ditur “CGTN”.

29 persona të tjerë, mes të cilëve 15 fëmijë, u plagosën. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, e përshkroi  aksidentin si “një tragjedi të tmerrshme”.

“Një helikopter SES (shërbimet e urgjencës shtetërore) u rrëzua dhe një zjarr shpërtheu në vendin e rrëzimit. Dhembja është e papërshkrueshme”,- tha ai në një deklaratë në mediat sociale dhe shprehu ngushëllimet për të afërmit dhe miqtë e viktimave. (Elona)