Për vendet që diskriminojnë turistët kinezë, humbja është më e madhe se përfitimi
2023-01-19 15:40:52

foto/VCG

foto/VCG

Pasi Kina hyri në një fazë të re të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë, shkëmbimet njerëzore ndërmjet Kinës dhe vendeve të tjera janë bërë më të lirshme dhe bashkësia ndërkombëtare e ka mirëpritur këtë në përgjithësi. Për shembull, zv.kryeministri dhe zyrtarë të lartë të Tajlandës ishin në aeroportin e Bangkokut për të mirëpritur turistët kinezë. Ndërsa disa vende të tjera, duke shpërfillur shkencën dhe faktet, kanë marrë masa diskriminuese ndaj hyrjes së turistëve kinezë, duke shtuar pengesat për bashkëpunimin global kundër epidemisë. Pala kineze u përgjigj reciprokisht sipas situatës reale.  Kjo është mbrojtje jo vetëm e të drejtave dhe interesave legjitime të shtetasve kinezë, por edhe e mjedisit të domosdoshëm për ruajtjen e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit normal ndërmjet vendeve.

foto/VCG

foto/VCG

Së pari, në tre vjetët e fundit, Kina ka marra masa të rrepta të parandalimit të epidemisë bazuar në situatën epidemike, të cilat jo vetëm e mbajtën numrin e rasteve në Kinë në një nivel jashtëzakonisht të ulët, por edhe kontribuuan në parandalimin e përhapjes globale të epidemisë. Masat përkatëse të parandalimit të epidemisë i trajtojnë në mënyrë të barabartë shtetasit kinezë e të huaj dhe nuk ka diskriminim ndaj askujt. Qysh nga 8 janari, Kina ka optimizuar dhe rregulluar politikën e saj të parandalimit të epidemisë. Megjithëse kërkesa për testimin e acidit nukleik për njerëzit që vijnë në Kinë brenda 48 orësh para udhëtimit është ruajtur, ajo është për të gjithë ata që vijnë në Kinë pa asnjë diskriminim. Nuk ka asnjë arsye që disa vende t'i  konsiderojnë këto masa sikur drejtohen vetëm ndaj tyre.    

foto/VCG

foto/VCG

Së dyti, nga dhjetori i vitit të kaluar, me përmirësimin e politikave të Kinës për parandalimin e epidemisë, numri i të infektuarve u rrit pashmangësisht, por situata e përgjithshme është e kontrollueshme. Aktualisht, shumë vise në Kinë e kanë kaluar kulmin e epidemisë dhe jeta e puna po kthehen gradualisht në normalitet. Ekspertët ndërkombëtarë të shëndetësisë kanë vënë në dukje se llojet e virusit të përhapura në Kinë tani, janë përhapur në mbarë botën më parë. Për shembull, nënvarianti BA.5 u zbulua në Korenë e Jugut në maj të vitit të kaluar dhe u përhap nga qershori deri në korrik në Japoni. Vendosja nga këto dy vende e kufizimeve për turistët kinezë nuk mund të luajë rolin e ashtuquajtur të “parandalimit shkencor të epidemisë”.

Në kohën e rënies së ekonomisë globale, vendosja nga disa vende e kufizimeve për hyrjen e turistëve kinezë do të shkaktojë në mënyrë të pashmangshme humbje në industrinë dhe biznesin e turizmit të këtyre vendeve. Kjo nuk është aspak një qasje e mençur.   (Fang Xiaoyu/Artan)