Rusia zgjeron listën e ndalimit të hyrjes për qytetarët e BE-së
2023-01-19 18:42:47

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rusia ka zgjeruar listën e saj të ndalimit të hyrjes së qytetarëve dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian (BE) në përgjigje të paketës së nëntë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.

Ministria e Jashtme ruse, në një deklaratë, bëri të ditur se zyrtarë nga agjencitë e zbatimit të ligjit të BE-së të përfshirë në ofrimin e ndihmës ushtarake për forcat e armatosura të Ukrainës, qeveritë evropiane dhe strukturat tregtare që furnizojnë pajisje ushtarake për Ukrainën, qytetarët e BE-së të angazhuar në promovimin e ndjenjave anti-ruse, si dhe anëtarë individualë të Parlamentit Evropian, janë përfshirë në listën e zgjeruar, citon “Xinhua”.

“BE-ja po vazhdon të bëjë presion ndaj Rusisë përmes masave të saj të njëanshme kufizuese”,- thuhet në deklaratë, duke e cilësuar të paligjshme paketën e fundit të sanksioneve.

BE-ja miratoi paketën e nëntë të sanksioneve kundër Rusisë më 16 dhjetor. Sipas Unionit, sanksionet kishin për qëllim të rrisin më tej presionin kolektiv ndaj Rusisë për t'i dhënë fund operacionit ushtarak dhe për të tërhequr trupat nga Ukraina. (Elona)