Viti i Ri Kinez po kremtohet në atmosferë të gëzuar dhe me gjallëri të re
2023-01-18 18:22:57

Po afrohet Festa e Pranverës dhe tregu turistik kinez po lulëzon. Bujtinat dhe hotelet në shumë krahina të ndryshme kineze kanë pasur rezervime të shumta. Për të tërhequr më shumë vizitorë, disa pika turistike janë hapur falas për publikun.

nga VCG

Tempulli "Lingyin"/nga VCG

nga VCG

Tempulli "Lingyin"/nga VCG

Turist: 

Jemi nga provinca Henan dhe kemi ardhur për një udhëtim familjar në Hangzhou. Planifikuam një vizitë në tempullin "Lingyin". Hapja e pikave turistike falas është një politikë shumë e mirë, jo vetëm për banorët e Hangzhou-t, por edhe për ata që vijnë nga krahinat e tjera.

Në kryeqytetin e lashtë Kaifeng, tregu i natës i Kullës së Daulles është një pikë turistike e njohur. Ai ka 237 tryeza, ku mund të hanë njëkohësisht 1 500 veta. Përveç kësaj, bashkia e qytetit u ka ofruar vizitorëve kuponë konsumi me një vlerë prej 30 milionë juanësh.

nga VCG

tregu i natës i Kullës së Daulles në Kaifeng/nga VCG

Banor vendor: 

Për mua si një banor i Kaifeng-ut, tregu i natës i Kullës së Daulles është një simbol kulturor.

Turist: 

Këtu ka ushqime të shumëllojshme dhe turistë të shumtë, duke formuar një atmosferë shumë të ngrohtë.

Yang Cuihong, zv.drejtorja e Qendrës për Shkencën e Parashikimit pranë Akademisë së Shkencave të Kinës: 

Ekonomia sivjet do të shfaqë një prirje rritjeje të qëndrueshme dhe ringjalljeje graduale, veçanërisht në sektorët e shërbimit dhe konsumit turistik. Presim që, me lehtësimin dhe përmirësimin e politikave të parandalimit dhe të kontrollit të epidemisë, të rikthehet konsumi i banorëve, që do të bëhet forca e parë nxitëse sivjet.

Përveç rigjallërimit të tregut turistik dhe atij kulturor, edhe tregu i makinave me energji të re ka shfaqur prirje rritjeje të fortë. Sipas Shoqatës së Prodhuesve të Automjeteve të Kinës, në vitin 2022 prodhimi i makinave me energji të re në Kinë i kaloi 7 milionë njësitë, ndërsa i shitjeve arriti mbi 6.88 milionë, duke u rritur përkatësisht 96.9% dhe 93.5%.

Kryetarja e Shoqatës së Industrisë dhe Tregtisë të Ukrainës në Kinë, Oksana Butsan, tha:
"Vitet e fundit, eksportete teknologjisë së lartë dhe të re të Kinën renditen në vendin e parë në botë. Tani Kina është bërë tregu më i madh i përdorimit të robotëve. Kina është edhe vendi me kërkesën më të madhe për makina elektrike në botë.

nga VCG

nga VCG

Zv.kryetari ekzekutiv i Shoqatës së Prodhuesve të Automjeteve të Kinës Fu Bingfeng u shpreh:

"Automjetet kineze janë bërë më të njohura në tregun ndërkombëtar dhe Kina është bërë një ndër vendet kryesore eksportuese të automjeteve. Tregu i makinave me energji të re ka vijuar rritjen e madhe, duke zënë 25.6  të tregut të makinave në Kinë."

Sipas të dhënave më të reja të publikuara nga Administrata e Përgjithshme e Doganave, në vitin 2022 vlera e përgjithshme e import-eksportit të mallrave në Kinë arriti në 42.07 trilionë juanë, duke u rritur me 7.7 në krahasim me vitin 2021. Kjo është hera e parë që vlera e përgjithshme e tregtisë së jashtme të Kinës i kalon 42 trilionë juanët. Kina ka ruajtur vendin e parë në botë për tregtinë e mallrave për 6 vjet me radhë.

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG

Tu Xinquan, drejtor i Institutit të Studimeve mbi OBT-në pranë Universitetit të Biznesit dhe Ekonomisë Ndërkombëtare të Kinës:

Përballë mjedisit të ndërlikuar të ekonomisë ndërkombëtare dhe ndryshimit me shpejtësi të situatës së parandalimit dhe kontrollit të epidemisë, tregtia e jashtme e Kinës u bëri ballë goditjeve të shumë faktorëve të paparashikuar, duke arritur rritje të qëndrueshme në tërë vitin, gjë që është shumë e çmuar. Kjo tregon se sektori kinez i prodhimit ka një bazë të fortë, si edhe që Kina ka një zinxhir industrial dhe furnizimi të qëndrueshëm dhe të lirshëm.

Vjet Kina tërhoqi investime të huaja me vlerë mbi 1.15 trilionë juanë, duke e kaluar nivelin e vitit 2021. Ndërmjet tyre, investimet reale të Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe në Kinë u rritën përkatësisht me 52.6 % e 33.1 %. Institucionet ndërkombëtare kanë ruajtur qëndrimin optimist për perspektivën e ekonomisë kineze në vitin 2023.

Sebastian Eckardt, kryeekonomisti i Bankës Botërore për Kinën:

Në thelb, Kina është ende një destinacion tërheqës, për dy arsye: së pari, ajo ka një treg shumë të madh të brendshëm, dhe në të njëjtën kohë, për sa i përket ofertës, Kina vazhdon të ketë kushte unike, si kapacitetet industriale, infrastruktura dhe forca e madhe punëtore relativisht e përballueshme, që tërheq investimet në sektorët prodhues."

Christian Sommer, kryetari i Qendrës Gjermane për Industrinë dhe Tregtinë në Shangai:

Do të shohim përsëri më shumë të huaj, më shumë gjermanë që vijnë në Kinë jo vetëm për arsye turistike, por edhe për punë. Prandaj, do të shikojmë përsëri më shumë shkëmbime në nivel ekonomik, në teknologjinë e lartë në projektet e ardhme. Prandaj, jam shumë optimist, dhe e di që më shumë kompani dhe njerëz nga Kina do të vijnë në Evropë dhe në Gjermani.

Vincent Mortier, kryezyrtari i investimeve i Grupit “Amundi”:

Investimet afatmesme dhe afatgjata në asetet kineze, si dhe në klientët kinezë, nuk është për ne një prirje afatshkurtër, ose vetëm një vënie basti, por përbën një lëvizje strategjike reale. Thoshim më parë se Evropa është “tregu ynë shtëpiak”, dhe Azia është tregu ynë i dytë. Por në Azi, natyrisht, Kina është forca nxitëse më e madhe për një periudhë afatmesme dhe afatgjatë.(Xu Guang)