“Virusi politik”, më i tmerrshëm se virusi i COVID-19
2023-01-18 18:49:58

foto nga CMG

ShBA-ja nuk e ka ndaluar asnjëherë “manipulimin politik” duke shfrytëzuar epideminë e COVID-19.

Në fillim të pandemisë, politikanët amerikanë pretendonin se ky është “virusi kinez”. Kur Kina hyri në gjendjen e zakonshme të parandalimit e kontrollit, ShBA-ja shpifi për politikën kineze “zero-COVID dinamike” si shkelje e të drejtave të njeriut. Ndërsa kur Kina përmirësoi masat e kontrollit të epidemisë, ShBA-ja nisi të zbatojë kufizime diskriminuese ndaj hyrjes së udhëtarëve nga Kina, nën pretekstin e mundësisë së krijimit të varianteve të reja të virusit.

Ditët e fundit, gazeta britanike “The Observer” vuri në dukje që shumë ekspertë mendojnë se masat kufizuese kundrejt udhëtarëve nga Kina nuk kanë bazë shkencore dhe janë krejtësisht “manipulim politik”. Ky “virus poliltik” është më i tmerrshëm se virusi i COVID-19. (Wang Lei/ Artan)