Media amerikane: Politikanët amerikanë duan vetëm forcimin e sigurisë në shkollë, por jo kontrollin e armëve të zjarrit
2023-01-18 19:21:11

foto nga VCG

Më 25 tetor, anëtarët e grupit "Pray for the Lou" vendosën duart e tyre në murin e ndërtesës së një shkolle të mesme në Shtetin Shen Luis të ShBA-së, në shenjë përkujtimore për të vedkurit në incidentin  e të shtënave me armë zjarri në këtë shkollë/ foto nga VCG

Në një koment të botuar të hënën në gazetën amerikane “Atlanta Journal-Constitution” thuhet se, përballë një sërë ngjarjesh të shtënash me armë zjarri, politikanët amerikanë dëshirojnë të forcojnë sigurinë në shkolla, por jo të kontrollojnë armët e zjarrit.

Në artikull thuhet se arsenali personal i armëve, kolosal dhe i pakontrolluar, e ka bërë ShBA-në një shembull të turpshëm: ajo është i vetmi vend i zhvilluar që u mëson fëmijëve të kopshtit si të futen nën tryezë kur ndodhin të shtëna me armë.

Artikulli vë në dukje gjithashtu se, qysh prej vitit 2020 kanë ndodhur gjithnjë e më shpesh të shtëna me armë zjarri në shkolla, por politikanët kanë qëndruar në heshtje kur është fjala lidhur me hartimin e ligjeve më të forta për kontrollin e armëve. Kjo tregon se këto ngjarje nuk do të nxitin marrjen e masave konkrete parandaluese, theksohet në artikull. (Wang Lei/ Artan)