Albana Tërshalla: Fati s’më ka mbështetur, puna ime po
2023-01-17 14:37:02

Albana Tërshalla është eksperte e komunikimit. Ajo ka përfunduar studimet në këtë degë në Tiranë dhe më pas specializimin e ka kryer në degën gazetari dhe komunikim. Me një dashuri të madhe për jetën, vendin, profesionin dhe komunikimin ajo tregon se cilat janë pikat më të forta të komunikimit të mirë dhe korrekt.

Albana Terhalla ( burimi foto personale) 3

Albana Terhalla ( burimi foto personale) 3

Aktualisht ajo punon si gazetare pranë Panorama TV dhe shprehet se kjo ëndërr ka nisur qëkurse ishte ende fëmijë dhe baba i saj lexonte gazetën e vjetër Shekulli.

CMG: A  mund ta përshkruash karakterin me vetëm një fjali?

Albana Tërshalla:  Nëse duam të përshkruajmë jetën, duhet të fokusohemi tek aftësitë më të mira që ne kemi. Nëse do përdorja vetëm një fjalë për ta bërë këtë do të thoja që jam vetëm dhe thjesht energjike.

CMG: Jeta juaj në një rrëfim, a mund të na tregoni si ka qenë ky rrugëtim deri në këtë moshë?

Albana Tërshalla: Ka qenë një jetë me lumë emociones, të cilat janë të ndërthurua të gjitha bashkë. Unë kam kaluar në shumë sfida për të cilat sot jam forcuar edhe më tepër dhe kam përshtypjen që çdo njeri që kalon nëpër sfida herët apo vonë bëhet një njeri më i mirë. Besoj fort në ëndrrat e mia sepse jam një prej atyre njerëzve që kam punuar vetë për të qenë kjo që jam sot dhe pavarësisht çdo gjëje që kam kaluar nuk u dorëzova kurrë por ia nisja përherë nga e para.

CMG: Nëse do të ndaleshe në vitet më të bukura të jetës, cilat janë ato?
Albana Tërshalla: Vitet më të bukura të jetës sime janë vitet kur unë kam qenë ende një fëmijë dhe nuk arrija ta kuptoja nëse bota më donte më shumë mua apo unë e doja më shumë atë. Thjesht jetoja çdo moment. Ndoshta nuk i kam pasur të gjitha koleksionet e kukullave që kam dashur të kem kur kam qenë e vogël,  por jetoja dhe shijoja me pak gjëra sa mund të më ofronte familja ime. Çfarë është më e rëndësishmja unë kam pasur një fëmijëri të qetë, që i duhet absolutisht të gjithë fëmijëve.

CMG:  Si ka qenë momenti kur ju nisët ciklin e studimeve, çfarë i thatë vetes në ato momente?

Albana Tërshalla: Unë kam dashur gjithnjë të kem të bëj me komunikimin dhe publikun e marrëdhënie me të. Dua të jem në kontakt me njerëz dhe si e tillë, paçka që dega nuk më doli si Gazetari unë nuk u dorëzova dhe u futa në “Shkenca  Komunikimi”, që për mua është e njëjta gjë. Unë i thashë vetes do bësh atë gjë që ti do dhe nuk rreshta kurrë së ëndërruari.

Panorama TV (Foto Panorama TV)

Panorama TV (Foto Panorama TV)

CMG: Në sytë tuaj çfarë është jeta?

Albana Tërshalla: Jeta është një e papritur e madhe. Unë besoj fort që çdo gjë që do të bësh sot, nesër do të trokasë në derën tënde. Jam përpjekur fort që të bëj mirë në jetë dhe të ndërtoj ura komunikimi me njerëzit edhe nëse ka qenë apo jo momenti. Besoj gjithashtu që çfarëdo që  mund ti bësh dikujt tjetër do të të kthehet ndaj  nuk kam menduar kurrë apo të kem bërë keq. Çdo gjykim është subjektiv, por unë besoj fort që çdo gjë e mirë që bën të kthehet në jetë. Jeta është surprizuese dhe dinamike, mjafton vetëm të luftosh për të arritur atë që ti do.

CMG: Si kanë nisur ëndrrat tuaja për botën e komunikimit?

Albana Tërshalla: Kujtoj një moment shumë të veçantë të jetës sime. Babi im ishte duke lexuar gazetën “Shekulli”, e mora në dorë dhe nisa të lexoj madje fillova që edhe në shkollë ta praktikoja. U rrita me idenë që një ditë do futesha në botën e komunikimit dhe në këtë terren. Nuk i kam arritur të gjitha ëndrrat e mia, por mund të them që shumicën e tyre po. Sot punoj në punë e ëndrrave të mia kështu që patjetër që këtë e shoh si sfidë profesionale dhe personale. Unë në fakt nuk jam produkt i fatit dhe mendoj që fati nuk më ka buzëqeshur siç mund të ketë bërë me të tjerët, por unë kam luftuar shumë për t’i pasur gjërat e mia. Besoj në fakt, por mbi të gjitha i besoj vetes, duke kuptuar që me punë arrihet çdo gjë.

CMG: A keni menduar që ndoshta në të ardhmen të kryeni  specializim jashtë Shqipërisë?

Albana Tërshalla: Realiteti europian na intimidion në kuptimin pozitiv, por kurrë nuk kam ikur. Ka pasur luhatje, por nuk ndodhi asnjëherë sepse unë e dua vendin ku jetoj dhe nëse ikim të gjithë ky vend nuk do të bëhet kurrë.

CMG: Cila është mbështetja juaj më e madhe?

Albana Terhalla ( burimi foto personale)

Albana Terhalla ( burimi foto personale)


Albana Tërshalla: Unë dhe vetëm unë. Vetja im është mbëshetja ime më  e madhe,  sepse kam besuar tek vetja dhe për gjërat që dua të bëj. Çdo njeri së pari ta besojë veten dhe mos ndalojnë.

CMG: A jeni e lumtur?

Albana Tërshalla: Lumturia nuk matet dhe nuk mund të flasim në çdo çast për të sepse ka momente që jam dhe ka momente që nuk jam, kjo në varësi të ndodhive ditore. Në përgjithësi preferoj të jem e qetë dhe mirëpres çdo gjë në jetën time. Lumturi është që ne zgjohemi dhe jetojmë çdo ditë.

CMG: Keni arritur të bëni planifikimet e 2023?

Albana Tërshalla: Një njeri duhet të luftojë për synimet e tij, por mbi të gjitha duhet të punojë mbi to. Në fillim unë preferoj t’i shkruaj synimet e mia dhe më pas të plotësoj çdonjërën prej tyre.

 

Intervistoi  Megi Latifi