Media amerikane: ShBA-ja nuk ka ligj për ruajtjen e sigurt të armëve të zjarrit
2023-01-17 14:26:25

Sipas njoftimit të së dielës të CNN-it, incidenti që ndodhi ditët e fundit në shtetin Virxhinia, ku një nxënës gjashtëvjeçar qëlloi mësuesin në shkollë me armë zjarri, pasqyron një problem në mbarë vendin: mungesën e një ligji të fortë për ruajtjen e sigurt të armëve të tilla.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ndërkohë, ABC-ja njoftoi të shtunën se, vetëm pak kohë pasi në shtetin Ilinois u ndalua me ligj përdorimi i pushkëve sulmuese, u shfaq problemi që të paktën 74 departamente të sigurisë publike deklaruan se nuk do ta zbatonin këtë ligj. Zona e juridiksionit të tyre përfshin mbi 30 % të banorëve të këtij shteti.