Në mars nisin aplikimet për përfitim të fondeve nga programi IPARD III
2023-01-17 14:57:52

Në fillim të muajit mars nisin aplikimit për përfitimin e fondeve në mbështetje të bujqësisë nga fondet e IPARD III. Programi IPARD III planifikon të zbatojë 9 masa, nga të cilat 5 masa janë të reja. Në total fondet e IPARD III janë 146 mln euro. Për financimin e 5 masave të reja fondi i venë në dispozicion është 33,3 mln euro, sipas burimeve nga Ministria e Bujqësisë.

Gjithashtu nën këtë program, sipas raportit të marrëveshjes së miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë janë parashikuar edhe sektorë të rinj që marrin fokus kryesor, si sektori i ullirit dhe vajit të ullirit, bimët mjekësore dhe aromatike dhe përpunimi i produkteve të peshkimit. Për sektorin e vajit të ullirit aplikimet do të kryhen nga bashkitë dhe fermerët për ngritjen e pikave të grumbullimit dhe përpunimit të vajit të ullirit, duke zbatuar për herë të parë projektin pilot në 4 bashki për bashkimin e fermerëve. Sipas Ministres së Bujqësisë Frida Krifca programi IPARD vjen me 56% më shumë financim se IPARD II.

Frida Krifca (Foto facebook)

Frida Krifca (Foto facebook)

“Trembëdhjetë ferma blegtorale të reja, 45 investime në turizmin rural, 65 investime në mekanikë bujqësore, linja përpunimi, magazina dhe pika grumbullimi të cilat sigursht do të vijojnë mbështeten edhe gjatë programit IPARD III. Ky program në fakt lidh të gjithë zinxhirin e nevojave tona për më shumë zhvillim bujqësor dhe rural. Orientimi jonë është zhvillimi i vazhdueshëm i qëndrueshëm, programi ipard III vjen me 56% më shumë investim se programi ipard II, pra një sfidë tjetër akoma më e madhe do të jetë përthithja angazhimi dhe ju e kuptoni se çfarë realiteti bujqësor ka krijuar programi ipard II. Ne e shohim të gjithë kur lëvizim në shqipëri në kantianat e reja, pikat e grumbullimit dhe çfarë realiteti kanë sepse janë të gjitha në përputhje me standartet e bashkimit euorpian. Imagjinoni tashmë një financim të shtuar sesi do të jetë realiteti i trasformimit tonë bujqësor. Një element shumë i rëndëishëm dhe i ri gjatë viti të kaluar ka qenë skema kombëtare e trajnimit në bujqësi, një bashkëpunim për të cilin unë kam insistuar me universitetin bujqësor të Tiranës për më tepër rinovim dhe bashkëpunim”, u shpreh ministrja Krifca

Programi Ipard (Foto webalkans)

Programi Ipard (Foto webalkans)

Konkretisht masat e reja mbështetëse, sipas Ministrisë të Bujqësisë do të jenë: Agro-mjedis-klimë dhe bujqësi organike, që  synon të promovojë praktikat e menaxhimit të bujqësisë dhe metodat e prodhimit, të cilat përmirësojnë gjendjen e mjedisit, burimet natyrore dhe zbutin dhe/ose adoptojnë ndryshimet klimatike me një buxhet grant rreth 2,5 mln euro (buxhet i ri i shtuar);

“Gjatë viti të kaluar nëpërmjet skemës kombëtare të mbështetjes i kemi dhënë një buxhet Universitetit Bujqësor të Tiranës, i cili me trupën e tij kanë dalë në territor ku kanë trajnuar rreth 2 mijë fermerë blegtorë në bazë të nevojave të shërbimeve që ata përdorin për teknikat e kulitvimit dhe çdo teknologji të ruajtjes së produkteve apo mbarështimit të blegtorisë”, theksoi ajo.

Ndërsa masat ekzistuese që do të vijojnë të mbështeten me fondet e IPARD III janë investimet në asetet fizike në fermat bujqësore që synon mbështetjen e investimeve në fermat rentabël bujqësore, në përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore të lëndës së parë të nevojshme për industrinë përpunuese si dhe për përafrimin e zinxhirit ushqimor me standardet e BE-së me një buxhet grant prej 41,86 milion euro

Enio Civici (Foto linkedin)

Enio Civici (Foto linkedin)

“Vetëm blegtorë kemi rreth 500 prej tyre të trajnuar  nga profesorë të universitetit bujqësor të tiranës, kështu që nisma është shumë e rëndësishme për transferimin e dijes. Një tjetër nismë e rëndësishmë ka qënë investimi nëpërmjet skemës kombëtarë në bujqësi përmes masave direkte si dhe investimi në 5 tregje të reja publike në ato bashki të evidentuara ku fermerët kanë vështirësi për të shitur produktet e tyre konkretisht në tregje. Janë tregjet si në Farkë ku kemi marrë kështu dhe kërkesat nga qytetarët, po mbështesim gjithashtu bashkinë e Belshit atë të Bulqizës, Korçës si dhe në Zadrimë për një treg të ri bujqësor”, bëri të ditur ministrja e Bujqësisë.

Në total nga katër thirrjet e IPARD II janë disbursuar 54,3 mln euro fonde për 479 biznese. Zëvëndësministri Enio Civici tregon se çfarë do të sjellë ky program.

“Program masat e IPARD III janë të ndërtuara sipas nevojës që ka zhvillimi rural në Shqipëri. Jemi vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që jo vetëm nënshkruajmë marrëveshjen për IPARD III, por edhe e aktivizjmë që në janarin e vitit aktual. Me programin IPARD III për herë të parë do të mbështetet sektori i vajit të ullirit dhe ata fermerë e përpunues të mund të përfitojnë për të përmirësuar prodhimin e tyre dhe për të rritur përpunimin, çertifikimin dhe marketimin” tha Civici.