FMN: Fragmentimi mund t'i kushtojë ekonomisë globale deri në 7% të PBB-së
2023-01-17 17:32:54

Foto:VCG

Foto:VCG

Një fragmentim i rëndë i ekonomisë globale pas dekadave të integrimit ekonomik në rritje mund të zvogëlojë prodhimin ekonomik global deri në 7 për qind. Por, humbjet mund të arrijnë 8-12 për qind në disa vende, thuhet në një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar, përcjellë nga “CGTN”.

Raporti vuri në dukje se flukset globale të mallrave dhe kapitalit ishin ulur pas krizës financiare globale të 2008-2009 dhe një rritjeje të kufizimeve tregtare në vitet pasuese.

“Pandemia e Covid-19 dhe konflikti Rusi-Ukrainë kanë testuar më tej marrëdhëniet ndërkombëtare dhe kanë rritur skepticizmin në lidhje me përfitimet e globalizimit”, thuhet në raport.

Sipas dokumentit, thellimi i lidhjeve tregtare kishte rezultuar në një reduktim të madh të varfërisë globale për vite me radhë dhe se shkëputja e tyre do të ndikonte më keq në vendet me të ardhura të ulëta dhe konsumatorët më pak të pasur në ekonomitë e përparuara.

Foto:VCG

Foto:VCG

FMN-ja bëri të ditur se studimet ekzistuese sugjeruan se sa më i thellë të jetë fragmentimi, aq më të thella janë kostot, me shkëputjen teknologjike që përforcon ndjeshëm humbjet nga kufizimet tregtare.

Raporti vuri në dukje se ekonomitë në zhvillim dhe vendet me të ardhura të ulëta ka të ngjarë të jenë më të rrezikuara, pasi ekonomia globale u zhvendos në më shumë rajonalizim financiar dhe një sistem të fragmentuar pagesash globale.

“Me më pak ndarje ndërkombëtare të rrezikut, fragmentimi ekonomik global mund të çojë në paqëndrueshmëri më të lartë makroekonomike, kriza më të rënda dhe presione më të mëdha mbi rezervat kombëtare”,- theksohet në raport. (Irma)