Davos: Rihapja e Kinës nxit optimizmin e rritjes globale
2023-01-17 20:59:09

Foto: VCG

Lehtësimi i kufizimeve pandemike nga ana e Kinës mund të nxisë rritjen globale përtej pritshmërive dhe të ndihmojë në shmangien e një recesioni më të gjerë, edhe pse disa nga ekonomitë më të mëdha në botë po luftojnë për të shmangur recesionin, thanë zyrtarët e lartë të financave në Forumin Ekonomik Botëror.

Kina ka rregulluar politikat e saj të menaxhimit të COVID-19, duke ushqyer shpresat se ekonomia e dytë më e madhe në botë mund të ringjallë rritjen globale, edhe pse ShBA-ja, Eurozona dhe Britania mund të përjetojnë recesion gjatë disa tremujorëve të ardhshëm.

"Rihapja e Kinës do të jetë një ngjarje kryesore dhe do të jetë një shtytës kyç për rritje," tha Laura M. Cha, kryetarja e Këmbimit dhe Kleringut të Hong-Kongut, në forumin e zhvilluar në Davos.

"Azia do të jetë faktori i rritjes, dhe jo vetëm Kina, por edhe India, Indonezia; të gjitha këto janë ekonomi në zhvillim dhe shumë të forta," vuri në dukje ajo.

Komenteve të saj u bënë jehonë edhe pjesëmarrës të tjerë në forum, që e shohin Kinën si kyçin e rimëkëmbjes globale.

"Ka kursime të ndrydhura, ka kërkesë të ndrydhur, kështu që mendojmë se Kina do të ketë rritje shumë të fortë, veçanërisht më vonë gjatë këtij viti," tha në një panel diskutimi Douglas L. Peterson, presidenti dhe kryeekzekutiv i “S&P Global”. (Çang Çuo)