"Ata përhapin shumë dezinformacion rreth vaksinave kineze", citoi kohët e fundit Radio Publike Amerikane (NPR) Chen Xi, profesor i asociuar në Shkollën e Shëndetit Publik të Yale-t, duke theksuar se media amerikane është përgjegjëse për përhapjen e thashethemeve lidhur me vaksinat kineze.
Foto nga VCG
Nëse vaksina kineze është e mirë apo jo, varet nga shkenca. Aktualisht, Kina është i vetmi vend në botë që ka rrugë të shumta teknike të produkteve të vaksinave kundër COVID-19. Ajo ka miratuar përdorimin e 13 vaksinave të reja të COVID-19, që mbulojnë katër rrugë teknike. Midis tyre, teknologjia e çaktivizimit e zbatuar për prodhimin e vaksinave kineze është një teknologji e pjekur dhe e qëndrueshme e njohur në mbarë botën. Si kërkimet shkencore, ashtu edhe praktika kanë vërtetuar se vaksinat kineze plotësojnë standardet e vendosura nga OBSh-ja për vaksinën e COVID-19, duke parandaluar infektimin, simptomat e rënda dhe vdekjen.
Foto nga VCG
Profesor Gao Benen, epidemiolog në Universitetin e Hong-Kongut, dhe ekipi i tij analizuan rreth 20 000 mostra të rasteve të reja të COVID-19 në Hong-Kong në fillim të vitit 2022 dhe zbuluan se efektiviteti i mbrojtjes së ofruar nga vaksinat kineze kundër simptomave të rënda për të rriturit nën moshën 60 vjeç është i krahasueshëm me atë të vaksinave mRNA të prodhuara nga “Pfizer” dhe “Moderna” në Shtetet e Bashkuara. Rezultatet e hulumtimit të ekipit u publikuan në revistën "The Lancet Infectious Diseases" në tetor 2022. Studimi zbuloi gjithashtu se pas përfundimit të dy dozave të vaksinave të çaktivizuara të prodhuara në Kinë, efekti mbrojtës në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes ishte 69.9 %; pas marrjes së dozës së tretë përforcuese, efekti mbrojtës në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes arrinte në 97.9 %. Profesor Gao Benen tha se dyshimet për efektivitetin e vaksinave kineze janë të pabazuara. "Unë nuk jam i shqetësuar për efektivitetin e vaksinave kineze," u shpreh ai.
Foto nga VCG
Në maj 2021 qarkulluan gjerësisht raportet për efektivitetin e vaksinës kineze në qytetin e vogël brazilian Serrana. Pasi banorët vendas u vaksinuan plotësisht me vaksinën e “Sinovac”-ut, numri i vdekjeve nga COVID-19 u ul me 95 %, numri i shtrimeve në spital ra me 86% dhe numri i rasteve të reja simptomatike u pakësua me 80 %. "Wall Street Journal" raportoi se prova në Serrana solli shpresë në vendet që luftonin me epideminë. Në veçanti, çmimi i vaksinave kineze është i drejtë e i arsyeshëm dhe ato kërkojnë vetëm një mjedis magazinimi dhe transporti prej 2°C deri në 8°C, gjë që rrit shumë mundësinë e marrjes së vaksinave nga vendet në zhvillim.
Foto nga VCG
Për sa i përket sigurisë, vaksinat kineze janë testuar edhe në praktikë. Aktualisht, shkalla e plotë e vaksinimit në Kinë ka arritur në 92.9 %, dhe shkalla e mbulimit të vaksinimit për njerëzit mbi 60 vjeç e ka kaluar 90 %. Kina gjithashtu i është bashkuar "Planit të Zbatimit të Vaksinave për COVID-19" dhe ka furnizuar me më shumë se 2.2 miliardë doza vaksinash të COVID-19 më shumë se 120 vende dhe organizata ndërkombëtare. Aktualisht, vendet që përdorin vaksinat kineze në një shkallë të gjerë në botë nuk kanë gjetur asnjë problem me sigurinë e këtyre vaksinave.
Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që përfshiu tre vaksina të reja kineze në listën e përdorimit emergjent, në më shumë se 100 vende që kanë miratuar përdorimin e vaksinave kineze; nga udhëheqësit e më shumë se 30 vendeve, duke përfshirë Turqinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kilin, që kanë marr rol drejtues në bërjen e vaksinave kineze, në përdorimin nga shumë vende të vaksinave kineze si të vetmet vaksina për fëmijët e vegjël, bashkësia ndërkombëtare u ka dhënë "votëbesimin" vaksinave kineze dhe asnjë gënjeshtër nuk mund ta fshijë këtë fakt.