Jordania: Fondi i mbështetjes për refugjatët sirianë, vetëm 30% i nevojave totale në vitin 2022
2023-01-17 15:34:49

Refugjatet siriane (Foto Pbs)

Refugjatet siriane (Foto Pbs)

Jordania bëri të ditur se fondet që mori në vitin 2022 për planin e mbështetjes për refugjatët sirianë në vend plotësuan vetëm rreth 30 për qind të kërkesave të saj totale, raportoi televizioni shtetëror “Al-Mamlaka”, citon “Xinhua”.

Plani i reagimit të Jordanisë për krizën e Sirisë (JRPSC) mori vetëm 670 milionë dollarë amerikanë në vitin 2022, shumë më pak se kërkesat totale të financimit prej 2.28 miliardë dollarësh për vitin, citoi televizioni ministren e Planifikimit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Zeina Toukan.

Mbështetja ndërkombëtare për JRPSC ka rënë gjatë viteve të fundit për shkak të pasojave globale politike dhe ekonomike, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në ndihmën e huaj për Jordaninë, shtoi ajo.

Alaa Hakeem, redaktor i lajmeve ekonomike në “Jordan Press Foundation”, ia atribuon rënien e ndihmës për Jordaninë presioneve nga konflikti Rusi-Ukrainë dhe inflacioni global që ka prekur shumë vende në mbarë botën.

Megjithatë, sipas tij, refugjatët sirianë janë ende në Jordani dhe mbretëria vazhdon t'u ofrojë atyre shërbime dhe kjo po rrit barrën mbi qeverinë dhe popullin jordanez.

Jordania strehon rreth 1.3 milionë refugjatë sirianë, sipas të dhënave nga zyrtarët qeveritarë.