Marka kineze e makinave hyn në tregun izraelit
2023-01-17 15:04:55

Foto:CMG

Foto:CMG

Një tjetër markë kineze e automobilave, “Lynk & Co”, në pronësi të grupit kinez “Geely Automobile Holding”, u prezantua në Izrael të hënën.

Modeli i shitur në Izrael është hibrid plug-in “Lynk & Co 01”, një ndërthurje SUV kompakt i zhvilluar bashkërisht nga “Lynk & Co” dhe “Volvo Cars” me bazë suedeze, që gjithashtu është në pronësi të “Geely”, përcjell “Xinhua”.

Foto:CMG

Foto:CMG

Makina mund të udhëtojë rreth 70 km duke përdorur vetëm energji elektrike dhe mund të kalojë në motor me karburant kur bateria është drejt fundit.

“Një nga arsyet për të zgjedhur Izraelin është se ne jemi një markë urbane dhe Izraeli është një vend i urbanizuar”,- deklaroi Peng Bing, menaxher i marketingut dhe zhvillimit të tregut në “Lynk & Co APAC”.

Sipas tij, Izraeli është një vend i bazuar në teknologjinë e lartë, i cili po hyn në epokën e automjeteve elektrike. Ai theksoi se deri në fillim të vitit 2024, kompania planifikon të ofrojë modele të pastra elektrike edhe në Izrael.

Foto:CMG

Foto:CMG

Modeli i “Geely”, “Geometry C”, ishte automjeti elektrik më i shitur në Izrael në vitin 2022, me 5381 njësi të shitura gjatë gjithë vitit. (Irma)