Turizmi dimëror në krizë nga mungesa e dëborës
2023-01-17 15:28:30

Fshati Dardhe (Foto Tripadvisor)

Fshati Dardhe (Foto Tripadvisor)

Mungesa e reshjeve të dëborës ka sjellë krizë në turizmin malor. Kjo është ndjerë edhe në fshatin korçar Dardhë, i cili nuk ka qenë shumë i vizituar gjatë kësaj periudhe. Turistët shkojnë në Dardhë kryesisht për sportin e skive, por këtë vit numri i tyre ka qenë shumë i ulët, pasi mungesa e reshjeve të borës ka bërë që pista e skive mos të vihet në funksion, shkruan “RTSH”.

Sipas përfaqësuesve të sektorit, kjo është hera e parë në 20 vjet që po përjetojnë këtë krizë, duke i detyruar të mendojnë për alternativa të tjera, pasi është e pamundur të vazhdojnë të investojnë në këtë sektor.

Ata thonë se gjatë ditëve të para të janarit numri i turistëve që kanë vizituar Dardhën ka qënë i ulët, duke shkaktuar edhe dëm ekonomik për bizneset e zonës që mbahen nga turizmi malor. (Irma)