FRONTEX: 45% e emigrantëve të parregullt kaluan nga Ballkani drejt Evropës në vitin 2022
2023-01-17 16:55:59

Foto:VCG

Foto:VCG

Rruga e Ballkanit Perëndimor përbënte gati 45% të totalit të emigrantëve të parregullt që u ndaluan në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian gjatë viti 2022, bëhet e ditur në raportin vjetor të agjencisë evropiane të ruajtjes së kufijve, FRONTEX.

Sipas raportit, rreth 145.600 kalime të parregullta kufitare u raportuan në itinerarin e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria, të cilat përbënin rreth 136% më shumë se në vitin 2021, përcjell “RTSH”.

Raporti i FRONTEX-it thekson se ky është numri më i lartë i kalimeve të parregullta të raportuara në këtë rrugë që nga viti 2015. Sipas raportit, shtetasit nga Siria, Afganistani dhe Turqia përbënin numrin më të madh të emigrantëve të parregullt, por u raportuan gjithashtu kombësi që më parë kishin qenë pak në këtë rrugë, si tunizianët, indianët dhe burundasit.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në vitin 2022, sipas përllogaritjeve paraprake të FRONTEX , rreth 330.000 kalime të parregullta kufitare u zbuluan në kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian nga të gjitha rrugë-kalimet, duke shënuar numrin më të lartë të emigrantëve që nga viti 2016 dhe një rritje prej 64% nga viti i kaluar.
Sipas raportit, sirianët, afganët dhe tunizianët së bashku përbënin 47% të emigrantëve të parregullt në vitin 2022.

Gratë përbënin më pak se një në dhjetën e emigrantëve, ndërsa përqindja e të miturve të raportuar ra krahasur me vitin e shkuar në rreth 9 për qind.

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas FRONTEX-it, rreth 13 milionë refugjatë ukrainas u llogaritën për hyrjen në kufijtë tokësorë të jashtëm të BE-së nga Ukraina dhe Moldavia midis 24 shkurtit 2022 deri në fund të vitit, të cilët nuk përfshihen në këto shifra. Në të njëjtën periudhë, 10 milionë shtetas ukrainas u raportuan në dalje në të njëjtat seksione kufitare. Ndërkohë në Kanalin Anglez, sipas FRONTEX-it, u evidentuan gjatë vitit 2022 mbi 71.000 kalime të parregullta kufitare në dalje, duke përfshirë përpjekjet dhe kalimet e suksesshme.

Raporti pohon se mbi 50 kombësi të ndryshme të emigrantëve të parregullt u regjistruan në Kanal, shumica prej tyre nga Lindja e Mesme, Shqipëria dhe Briri i Afrikës. (Irma)