Balluku: Siguria energjetike, e ndërlidhur me implementimin e agjendës së gjelbër
2023-01-17 16:41:02

Zv.kryeministrja Belinda Balluku (Foto:Facebook Ministria e Energjetikes)

Zv.kryeministrja Belinda Balluku (Foto:Facebook Ministria e Energjetikes)

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, mori pjesë në Forumin Global të Energjisë, organizuar nga Këshilli Atlantik nën ombrellën e Javës së Qëndrueshmërisë së Abu Dabit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të MIE-së në “Facebook”, ministrja Balluku bëri të ditur se në takim u diskutua mbi piketat kryesore të agjendës globale energjetike 2030, e cila është ndikuar ndjeshëm nga kriza aktuale.

“Dakordësuam që ky është një moment kritik, ku siguria energjetike është e ndërlidhur ngushtësisht me implementimin e agjendës së gjelbër”, shkruan ministrja Balluku.

Sipas saj, sfida mbi sigurinë energjetike është e ndërlidhur me kohezionin mes vendimmarrësve të sektorit publik dhe privat, por gjithashtu dhe zhvillimin e teknologjive të reja inovative e të qëndrueshme. (Irma)