Me politikat e parandalimit dhe kontrollit të optimizuar vazhdimisht të COVID-19, qytetet kineze janë rikuperuar gradualisht nga ndikimet e epidemisë, duke rifituar gjallërinë.
Vizitorë në një qendër tregtare në qytetin Guangzhou, provincën Guangdong të Kinës Jugore, 1 janar 2023. (Foto:Xinhua)
BLERJE
Qendrat tregtare ishin të parat që ndjenë rimëkëmbjen dhe mundësitë e mëdha të biznesit që erdhën së bashku me optimizimin e politikave antiepidemike. Të dhënat nga një sistem elektronik i zhvilluar nga gjiganti i internetit Baidu tregon se indeksi i mbipopullimit të qendrave tregtare në qytete si Chongqing, Xi'an, Pekin dhe Shenzhen ishte rritur ndjeshëm më 1 janar. Sipas Laboratorit të të Dhënave të Mëdha të Tregut të Konsumatorit (Shangai), konsumi i përgjithshëm offline i Shangait arriti në 1.77 miliardë dollarë amerikanë nga 31 dhjetori 2022 deri më 1 janar 2023.
Bizneset në shumë qytete kanë lëshuar kuponë konsumi për të tërhequr blerësit. Në fund të dhjetorit, Hohhot në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës Veriore lëshoi kupona me një vlerë prej 38 milionë juanësh, duke mbuluar konsumin në sektorë si shitje me pakicë, hoteleri, pajisje shtëpiake, automjete dhe tregti elektronike. Bashkia e qytetit Baoding në provincën Hebei të Kinës Veriore ka ofruar 100 milionë juanë mbështetje financiare për të stimuluar më tej potencialin e konsumit.
Njerëzit në festimin e ndërrimit të viteve, në qytetin Baoding të provincës Hebei, 31 dhjetor 2022 (Foto:Xinhua)
"Ne organizuam një festë të Vitit të Ri më 31 dhjetor të vitit të kaluar, duke tërhequr 160 mijë pjesëmarrës, gjë që ishte krejtësisht përtej pritshmërive tona," - thotë Zhao Yaxin, zëvendësdrejtor i Promovimit të Investimeve në Wanbo Plaza të qytetit Baoding. Tani, jashtë një dyqani çaji dhe qumështi në katin e parë të këtij sheshi, klientët duhet të presin 15 minuta për të marrë atë që kanë porositur. "Në ditën e Krishtlindjeve të vitit të kaluar, fluksi mesatar ditor i klientëve ishte 60 mijë, duke u kthyer në nivelin e para 2019-ës. Besoj se do të ketë më shumë vizitorë gjatë Festës së Pranverës." - shton Zhao. “Në
fakt, qëllimi kryesor i aktiviteteve në shkallë të gjerë në qendrat tregtare nuk është marketingu, por për të joshur njerëzit të dalin nga shtëpitë e tyre dhe përmirësuar vitalitetin urban, gjë që është shumë e rëndësishme për një qytet.” - thotë Zhao.
Njerëzit në radhë për të blerë në një qendër tregtare në qytetin Baoding, 31 dhjetor 2022. (Foto: Xinhua)
TURIZËM
Ndërsa shoqëria rigjallërohet, po ashtu merr jetë edhe tregu i turizmit. Kinezët po lënë shtëpitë për të vizituar pikat turistike. Të dhënat statistikore nga ministria kineze e Kulturës dhe e Turizmit tregojnë se u regjistruan afërsisht 52.7 milionë vizita turistike vendase gjatë festës treditore të Vitit të Ri, 0.44 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të ardhurat nga turizmi gjatë festës arritën në mbi 26.5 miliardë juanë, 4 për qind më shumë në krahasim me vitin 2022. Destinacionet e njohura si qyteti turistik jugor bregdetar Sanya ose Zhangjiakou në veri, që njihet për atraksionet e sporteve të dëborës dhe akullit kanë mirëpritur një fluks të madh turistësh gjatë pushimeve, ndërsa mjaft hotele ishin të rezervuara plotësisht.
Një fëmijë praktikon ski nën drejtimin e një instruktori, qyteti Chongqing, Kinë Jugperëndimore, 1 janar 2023. (Foto: Xinhua)
"Zona jonë piktoreske është një destinacion popullor për rajonin Pekin-Tianjin-Hebei. Kohët e fundit, fluksi mesatar gjatë fundjavave është rritur në 4 deri në 5 mijë persona çdo ditë, që është një rikuperim bazë në 60 për qind të niveleve të dimrit në vitin 2019”, - thotë Chen Liang, kryetar i Grupit të Turizmit Kulturor Hebei Baiyue. "Ky është udhëtimi ynë i parë i shkurtër në Hebei që nga fillimi i epidemisë," - rrëfen Zhang Yuan nga Pekini. "Duke qenë se nuk kam qenë këtu për disa vite, ndërtimi i zonave piktoreske duket se është përmirësuar dhe format e turizmit këtu janë më të pasura. Më e rëndësishmja dhe po kaq e mrekullueshme është që më në fund kthehem për pushime në një mjedis natyror.” - thotë Zhang.
RESTORANTE
Rimëkëmbja e konsumit në Kinë pasqyrohet edhe në sektorin e restoranteve. "Biznesi tani është kthyer në 70 për qind të nivelit paraepidemik," - thotë zonja Liang, pronare e një restoranti në Pekin. Ajo tregon se lokali i saj priti një numër të madh njerëzish që në ditën e parë kur Pekini riktheu klientët e ulur nëpër bare dhe restorante. Gjatë festës, nga 31 dhjetori deri më 2 janar, më shumë se 100 restorante në Guijie, një rrugë e famshme ushqimore në Pekin, provuan sërish radhët e gjata, madje disa prej tyre u detyruarn të punojnë 24 orë për të kënaqur konsumatorët. Në metropolin Guangzhou të Kinës Jugore, krahas rimëkëmbjes së sektorëve tregtarë dhe të restoranteve, distrikti i biznesit në rrugën Tianhe të qytetit tërhoqi më shumë se 1 milion vizitorë në ditë.
Sipas platformës elektronike të shitjes Meituan, në dy ditët e para të festës së Vitit të Ri, porositë përmes platformës së kësaj kompanie për ngrënie në restorante në gjithë vendin u dyfishuan në krahasim me të njëjtën periudhë të javës së kaluar. Në provincat Jiangsu dhe Zhejiang, këto shifra u rritën mbi 230 për qind.
Një restorant në Pekin, 1 janar 2023. (Foto: Xinhua)
Ndërsa, Meituan Waimai, një platformë e madhe elektronike për bërjen e porosive online të ushqimit që dërgohet në shtëpi deklaroi se numri i përdoruesve që porositën paketa ushqimore festive ishte tre herë më shumë se sa një javë më parë. Pritet që krahas zbatimit të politikave të optimizuara antiepidemike, restorantet të presin më shumë klientë që ulen dhe ushqehen në mjediset e tyre.