Çeki/ Pavel dhe Babis përballen në raundin e dytë të presidencialeve
2023-01-16 13:27:17

Foto: VCG

Gjenerali në pension, Petr Pavel, dhe ish-kryeministri, Andrej Babis, do të përballen në raundin e dytë në garën presidenciale çeke, sipas rezultateve zyrtare të publikuara të shtunën, citon “CGTN”.

Pavel dhe Babis, kandidatët kryesorë në sondazhet parazgjedhore, morën përkatësisht 35.36 për qind dhe 35.02 për qind të votave, në mbi 99.7 për qind të zonave të numëruara.

Pjesëmarrja në votime ishte mbi 68 për qind në raundin e parë të votimit, që ishte rreth gjashtë pikë përqindje më e lartë se ajo në zgjedhjet e 2018-s.

Pavel është një gjeneral i ushtrisë në pension dhe shërbeu si kreu i

Votuesit në Republikën Çeke shkuan në kutitë e votimit të premten dhe të shtunën për të zgjedhur kreun të ri të shtetit për pesë vitet e ardhshme, për të pasuar presidentin aktual Milos Zeman. Presidenti i Republikës Çeke zgjidhet me zgjedhje të drejtpërdrejta dhe shërben për një mandat pesëvjeçar. Posti mund të mbahet për maksimumin dy mandate radhazi. Mandati i dytë i presidentit Zeman përfundon në fillim të marsit. Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale është caktuar për 27-28 janar. (Elona)