Sekretarit të Jashtëm britanik i ndalohet hyrja në Rusi
2023-01-16 14:55:50

Foto: VCG

Sekretari britanik i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit, James Cleverly, është mes 36 shtetasve britanikë të cilëve u është ndaluar së fundmi të hyjnë në Rusi, njoftoi Ministria e Jashtme ruse, citon “Xinhua”.

Sekretari i Shtetit për Strehimin dhe Komunitetet dhe ministri për Marrëdhëniet Ndërqeveritare, Michael Gove, ministri pa portofol Nadhim Zahawi dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm Patrick Sanders janë po ashtu në listën e zezë, bëri të ditur zëdhënësja e ministrisë Maria Zakharova.

Ministria e Jashtme ruse njoftoi këtë javë ndalimin e udhëtimit për 36 shtetas britanikë për shkak të politikës së konfrontimit të Britanisë ndaj Rusisë.

Të saposanksionuarit përfshijnë anëtarë të Kabinetit të Ministrave, përfaqësues të shërbimeve të sigurisë si dhe gazetarë, njoftoi ministria ruse në një deklaratë pa bërë të ditur emrat e tyre. (Elona)