Kina mbron jetën dhe ndan përvojën e vet në luftën globale kundër COVID-19
2023-01-16 15:51:03

Dimri në Kinë është plot gjallëri pas rregullimit të politikave të menaxhimit të COVID-19. Kjo shënon një arritje në luftën trevjeçare të vendit kundër pandemisë, por sfidat janë ende përpara.

Kina ka bërë gjithçka për të mbrojtur popullin e vet, duke ndarë njëkohësisht përvojën e vet të vlefshme me botën.

Numri i pacientëve me ethe, vizitave urgjente dhe rasteve kritike lidhur me COVID-19 në mbarë vendin është ulur, sipas deklaratave në një konferencë shtypi të mbajtur nga mekanizmi i përbashkët i parandalimit dhe kontrollit të COVID-19 i Këshillit të Shtetit të shtunën.

Foto nga CGTN

Foto nga CGTN

Numri i rasteve kritike në spitale arriti kulmin më 5 janar në 128 000, dhe ra në 105 000 më 12 janar, bëri të ditur Jiao Yahui, kreu i Zyrës së Administrimit Mjekësor në Komisionin Kombëtar të Shëndetësisë.

Për të vendosur një ekuilibër ndërmjet shpëtimit të jetëve dhe sigurimit të veprimtarisë ekonomike, politikat e Kinës për të luftuar COVID-19 kanë siguruar një kohë të çmuar, gjatë së cilës është krijuar mbrojtje më e madhe dhe virusi është bërë më pak vdekjeprurës.

Sipas të dhënave të OBSh-së, deri më 13 janar vdekshmëria në Kinë për 100 000 banorë ishte 2.29, sa 1/37 e mesatares globale dhe 1/143 e asaj të Shteteve të Bashkuara. Shkalla e vdekshmërisë në Kinë ishte 0.31 për qind, shumë më poshtë se mesatarja globale prej 1.01 për qind dhe 1.09 për qind e ShBA-së.

Duke vënë "njerëzit dhe jetën në plan të parë" në thelbin e politikëbërjes lidhur me COVID-19, vdekshmëria e ulët në Kinë u detyrohet masave të rrepta të parandalimit dhe kontrollit në tre vjetët e fundit.

Foto nga CGTN

Foto nga CGTN

Kur ndodhi shpërthimi për herë të parë në vitin 2020, Kina mori masa të forta për të parandaluar transmetimin e mëtejshëm të virusit duke mbyllur rrugët e daljes, gjë që krijoi hapësirë të vlefshme për bashkësinë ndërkombëtar për t’u përgatitur.

Kina ka ndarë vazhdimisht informacionin e saj mbi epideminë. Ajo ia raportoi menjëherë shpërthimin OBSh-së, ndau rezultatet e renditjes së gjenomit me botën dhe publikoi protokollet e saj të kontrollit dhe trajtimit. Të gjitha këto lehtësuan parandalimin dhe kontrollin e COVID-19 në botë, si edhe studimin dhe krijimin e vaksinave dhe mjeteve të testimit.

Për të ndarë përvojën e vet, Kina organizoi mbi 300 veprimtari shkëmbimi për kontrollin e epidemisë dhe trajtimin mjekësor me mbi 180 vende e rajone dhe më shumë se dhjetë organizata ndërkombëtare. Përveç kësaj, 37 ekipe mjekësore u dërguan në 34 vende për të ndihmuar në vijën e parë.

Foto nga CGTN

Foto nga CGTN

Në tre vjetët e fundit, Kina ka përditësuar 10 variante pilot të protokolleve të diagnostikimit dhe trajtimit të COVID-19. Meqenëse mjekësia tradicionale kineze është treguar e efektshme në trajtimin e sëmundjes, Kina ka organizuar mbi 100 veprimtari videoshkëmbimesh ose transmetimesh të drejtpërdrejta në internet për të paraqitur metodat e diagnostikimit dhe trajtimit të mjekësisë tradicionale kineze në më shumë se 150 vende dhe rajone.

Gjatë periudhës së çmuar të nivelit të ulët të infektimeve falë politikave të ndjekura prej saj, Kina punoi për të prodhuar barna për COVID-19, duke promovuar edhe vaksinimin.

Për të ngritur një pengesë imuniteti kundër virusit, qeveria kineze ofroi vaksina falas për të gjithë dhe vazhdoi të përmirësojë shkallën e vaksinimit. Deri në mes të dhjetorit 2022, numri i atyre që ishin vaksinuar plotësisht në Kinë zinte mbi 90 për qind të popullsisë së përgjithshme.