Agjencitë e SHBA-së shohin lidhjen e mundshme mes vaksinës së “Pfizer” për Covid-19 dhe goditjeve në tru
2023-01-16 15:59:42

Foto:VCG

Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) njoftuan se sistemi i tyre i mbikëqyrjes gjeti një lidhje të mundshme mes vaksinës së përditësuar të “Pfizer-BioNTech” për Covid-19 dhe goditjeve në tru te njerëzit e moshës 65 vjeç e lart, përcjell “Xinhua”.

Pas disponueshmërisë dhe përdorimit të vaksinës së përditësuar, sistemi i mbikëqyrjes përmbushi kriteret statistikore për të nxitur hetime shtesë, nëse kishte një shqetësim sigurie për goditjen ishemike te njerëzit e moshës 65 vjeç e lart, të cilët morën vaksinën e përditësuar, sipas një deklarate në faqen e internetit të Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Një studim paraprak, duke përdorur bazën e të dhënave të Çështjeve të Veteranëve të SHBA-së, nuk tregoi një rrezik të shtuar të goditjes ishemike pas vaksinës së përditësuar, sipas CDC-së.

“Pfizer/BioNTech” bënë të ditur në një deklaratë se nuk ka prova për të konkluduar se goditja ishemike është e lidhur me përdorimin e vaksinave të tyre për Covid-19. (Elona)