Brazili vlerëson mbi 301 milionë tonë prodhim drithi për 2022-2023
2023-01-15 16:26:09

Brazili (Foto Xinhua)

Brazili (Foto Xinhua)

Prodhimi brazilian i drithërave do të arrijë në 310.9 milionë tonë në ciklin 2022-2023, një rritje prej 14.5 për qind krahasuar me periudhën e mëparshme, sipas vlerësimit të kompanisë shtetërore të furnizimit kombëtar “CONAB”, citon “Xinhua”.

Kompania pret që prodhimi i sojës, eksporti kryesor i Brazilit, i cili po i afrohet fundit të ciklit të mbjelljes, të arrijë në 152.7 milionë tonë, 22.2 për qind më i lartë se në periudhën 2021-2022.

VCG

VCG

Sa i përket tre korrjeve vjetore të misrit, totali parashikohet të jetë 125.06 milionë tonë, një rritje prej 10.5 për qind në raport me ciklin e fundit.

Ndërkohë, “CONAB” parashikon një ulje prej 9.3 për qind të sipërfaqes së kultivuar të orizit, e vlerësuar në 1.5 milionë hektarë, me prodhim prej 10.4 milionë tonësh.

Për më tepër, sipërfaqja totale e kultivimit të fasules pritet të ulet 1.8 për qind, në 2.96 milionë tonë, bëri të ditur “CONAB”.

Korrja e grurit, e cila ka përfunduar, pritet të arrijë një rekord të ri, i vlerësuar në 9.8 milionë tonë, 27.2 për qind më shumë se korrja e mëparshme. (Irma)