WMO: 2022-shi, viti i pestë më i nxehtë në një dekadë
2023-01-15 16:11:58

Moti ne vitin 2022 (Foto Atsh)

Moti ne vitin 2022 (Foto Atsh)

2022-shi ishte viti i pestë më i nxehtë i regjistruar, në varësi të të dhënave, raportoi Organizata Botërore Meteorologjike (WMO).

“Tendenca e rritjes së temperaturave do të vazhdojë, sepse ka sasi rekord të gazeve serrë në atmosferë. Pasojat po bëhen gjithnjë e më të dukshme”, bëri të ditur WMO-ja, citon “DPA”, përcjell “ATSH”.

Me një rritje të temperaturës prej 1,15 gradë celcius në krahasim me temperaturat para industriale, viti 2022 nuk e mposhti rritjen e temperaturës në nivele rekord të vitit 2016 prej 1.3 gradësh.

Këto nivele krahasohen me temperaturat gjatë epokës para industriale të viteve 1850-1900.

VCG

VCG

“Fakti që viti 2022 nuk e theu rekordin e 2016-s ka të ngjarë për shkak të fenomenit të motit “La Nina”, i cili ka një efekt ftohës”, sipas WMO.

“La Nina” përfshin ndryshime në rrjedhën e ajrit dhe ujit në dhe mbi Oqeanin Paqësor.

“Në mesataren 10-vjeçare nga 2013 deri në 2022-shin, temperatura mesatare globale ishte 1.14 gradë mbi nivelet para industriale. Në 10 vitet nga 2011 deri në 2020, ishte 1.09 gradë”, raportoi WMO. (Irma)