CMG-ja: ShBA-ja, vendi më i madh që përhap virusin, duhet të publikojë të dhënat e epidemisë!
2023-01-15 11:40:59

VCG

VCG

Aktualisht varianti i ri XBB.1.5 po përhapet me shpejtësi në ShBA dhe ka shkaktuar mbi 43 për qind të infektimeve totale, duke u bërë lloji me vrullin me rritje më të shpejtë në këtë vend. Sipas të dhënave nga Baza e të Dhënave Globale (GISAID), në 3 vitet e fundit në ShBA kanë qarkulluar pothuajse të gjitha variantet e virusit COVID-19. Përse ShBA-të janë bërë një “vatër” e nxehtë për virusin? Përse XBB.1.5 ka shkaktuar infektim kaq të gjerë në këtë vend? Shtetet e Bashkuara duhet të publikojë të dhënat epidemike dhe informacionet mbi virusin në mënyrë të shpejtë, të hapur dhe transparante me OBSh-në dhe komunitetin ndërkombëtar. E gjithë bota po pret përgjigje nga ShBA-ja.

Lufta kundër epidemisë kërkon bashkëpunim global. Nëse ndonjë vend zbulon një lloj të ri virusi, ai ka përgjegjësinë dhe detyrimin të ndajë informacionin përkatës me OBSh-në dhe komunitetin ndërkombëtar sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të fitohet kohë për shkencën. Sipas mbikqyrjes nga GISAID, mostrat e para të raportuara të XBB.1.5 mund të jetë gjurmuar në Nju Jork dhe Konektikat në fund të tetorit të vitit të kaluar. Kohët e fundit, CNN-i njoftoi se ekspertët besojnë se ky virus ka të ngjarë ta ketë origjinën pikërisht në ShBA. Zyrtarët e OBSh-së këshillojnë që meqenëse XBB. 1.5 po përhapet me shpejtësi në ShBA, pasagjerëve t’u rekomandohet përdorimi i maskave në mjedise me rrezik të lartë si psh. fluturimet në distanca të gjata.

Pra kur u shfaq për herë të parë XBB.1.5? Si përhapet? A ka marrë qeveria amerikane kundërmasat përkatëse? Për dyshime të arsyeshme nga palët e tjera, ShBA-ja duhet të hetojë menjëherë dhe të ndajë në kohë informacionin e duhur me komunitetin ndërkombëtar. Kjo nuk është vetëm përgjegjësi ndaj popullit amerikan, por gjithashtu ndihmon komunitetin ndërkombëtar të gjejë një përgjigje efektive për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit në tërë botën. Kështu që është urgjente që ShBA-ja të publikojë informacionet përkatëse.

VCG

VCG

VCG

VCG

Përveç kësaj, ShBA-ja duhet t’i shpjegojë botës çështjen e korrigjimit të të dhënave. Sipas informacioneve nga Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në javën e fundit të 2022-it, lloji i ri XBB.1.5 përbënte 40.5 për qind të rasteve të numrit total. Në atë kohë, këto të dhëna u raportuan gjerësisht nga mediat kryesore botërore. Agjencia Reuters njoftoi më 6 janar se të dhënat ishin rishikuar në 18.3 për qind, duke shtuar se CDC-ja "nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Reuters për të shpjeguar detajet e ndryshimit të këtyre të dhënave". Pse ka një ndryshim kaq të madh te këto të dhëna? Përse CDC-ja nuk përgjigjet? Bota ka nevojë për një përgjigje.

Në 3 vitet e fundit, shtamet e virusit të përhapura në ShBA janë përditësuar vazhdimisht, duke u bërë  “vendi më i madh i trasmetimit të virusit”. Një arsye e rëndësishme është se ShBA-ja nuk publikon të dhënat e epidemisë në mënyrë të hapur dhe transparente. Tre vitet e fundit, komuniteti ndërkombëtar ka bërë shumë denoncime ndaj të dhënave të rreme dhe jotransparente të ShBA-së. P.sh, revista më e mirë mjekësore në botë, British Medical Journal botoi një artikull në korrik 2020-ës, ku thuhej se sipas studimeve epidemike, deri më 1 korrik, numri i të infektuarve nga COVID-19 në ShBA ishte rreth 4 milionë më i lartë se 2.67 milionë të publikuar nga qeveria amerikane. Në mars të vitit 2021, ish-drejtori i CDC-së, Tom Frieden pohonte se: “Mungesa e informacionit të saktë dhe në kohë reale është një nga dështimet më të mëdha të ShBA-së në përballimin e pandemisë së COVID-19.” Në maj 2022, NBC raportoi se numri i vërtetë i të infektuarve është seriozisht i zvogëluar...

Aktualisht OBSh-ja ka paralajmëruar se XBB.1.5 është më i transmetueshmi ndër variantet e COVID-19, duke paralajmëruar se edhe më shumë njerëz mund të infektohen nga ky virus. ShBA-ja si vendi me përhapjen më të madhe të virusit duhet të publikojë të dhënat epidemike, se bota ka të drejtë të dijë të vërtetën! - shkruan CMG-ja në komentin e saj.