Kopshtet ne SHBA (Foto Flickr)
Gati 250.000 fëmijë amerikanë që hynë në kopsht në vjeshtën e vitit 2021 nuk janë potencialisht të mbrojtur kundër fruthit, një nga patogjenët më infektues në planet, sipas të dhënave të Agjencisë Federale amerikane të Shëndetësisë.
Gjatë vitit shkollor 2021-2022, mbulimi i vaksinimit mes fëmijëve të kopshteve u ul në rreth 93 për qind për të gjitha vaksinat e kërkuara nga shteti, sipas një raporti të Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), citon “Xinhua”.
VCG
Përveç vaksinimit kundër fruthit, ka vazhduar gjithashtu rënien shkalla e imunizimit për vaksina të tjera të fëmijërisë që parandalojnë difterinë, tetanozin dhe kollën e mirë (DTaP), si dhe poliomielitin dhe linë e dhenve në mesin e kopshteve në vitin 2021.
Pavarësisht kthimit në mësimin fizik, ndërprerjet e lidhura me Covid-19 vazhduan të ndikojnë në mbulimin dhe vlerësimin e vaksinimit për vitin shkollor 2021-2022, duke parandaluar një kthim në mbulimin para pandemisë, sipas CDC-së. (Irma)