Kreu i biznesit zviceran optimist për hapjen e Kinës
2023-01-14 20:48:35

Presidenti i Dhomës së Tregtisë Zvicerane-Kineze (SCCC) përshëndeti heqjen e kufizimeve të Covid-19 nga Kina dhe shprehu besimin për perspektivën e ekonomisë kineze këtë vit dhe optimizmin për rifillimin e marrëdhënieve të biznesit midis dy vendeve.

“Është një lajm i mirë për ekonominë kineze sepse mbyllja përfundoi. Prodhuesit janë më fleksibël për të vendosur tani nëse duan të ulin apo të rrisin prodhimin”,- tha Felix Sutter, në një intervistë video për “Xinhua”.

Kina ka ndërmarrë një sërë masash në përgjigjen ndaj Covid-19. Duke filluar nga 8 janari, vendi ka hequr gjithashtu kufizime të caktuara për Covid-19 në fluturimet ndërkombëtare të pasagjerëve. (Irma)