< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Sfidat ekonomike të vitit 2023
2023-01-13 12:08:26

Viti 2023 sapo ka nisur dhe ekepertët e ekonomisë bëjnë parashikimet e tyre për ecurinë, sfidat dhe çfarë pritet të shënojë ky vit në plan botëror, por dhe kombëtar. Fatos Çoçoli, ekpsert ekonomie në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës bën një prognozë të ekonomisë shqiptare dhe asaj globale.

CMG: Kemi nisur vitin 2023, si do të jetë ky vit sa i përket ekonomisë?

Fatos Çoçoli: Do të jetë vit i vështirë, i tillë ishte dhe viti i kaluar, do të kemi probleme me inflacionin dhe çmimet shumë të larta në treg, me energjinë elektrike, pavarësisht se moti na ka ndihmuar gjatë vitit të kaluar. Gjykoj se në tërësi viti do të jetë i vështirë, kemi diçka pozitive si niveli i investimeve të huaja, që është niveli  rekord dhe më i miri. Kemi nivel të eksporteve të produkteve bujqësore që është i lartë në të gjithë vitet dhe kemi një reformë që po ecën mirë me fiskalizimin dhe faturat online.

CMG: Në fund të vitit të kaluar kemi pasur dhe një rritje ekonomike, a do të vijojë kjo edhe përgjatë 2023-shit?

Fatos Çoçoli: Po, 3.7% ishte shifra e fundit e nxjerrë nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, ndoshta mund të shkojë dhe korrektohet më shumë deri në muajin mars të jetë 3.8, por gjykoj se rritja ekonomike këtë vit nuk do të jetë e këtyre niveleve. Kemi shumë sfida, ishte pjesa e inflacionit që sidomos në 6 mujorin e parë do të qëndrojë shumë i lartë, nga ana tjetër kemi shtrenjtimin e kostos së jetesës dhe banka po bën një luftë të fortë për të ruajtur nivelet.

CMG: Sa i përket importeve kemi pasur një rënie përgjatë viti të kaluar, por sa do të ndikojë kjo në këtë vit?

Fatos Çoçoli: Mendoj se ndikon shumë, pasi ekonomi si e jona të tregut të lirë janë shumë të kushtëzuara nga niveli i lartë i konsumit dhe nëse ne na bie ky nivel është tregues që mund të vijojë me këtë tendencë për shkak të problemeve. Mendoj që kjo do të bëjë që ekonomia jonë të vijojë me një ritëm deri diku të kënaqshëm që të jetë 3.5 deri në 4%.  Fondi Monetar Ndërkombëtar në parashikimet e tij e ka vendosur 2.2%, pra praktitkisht gjysmën e asaj rritje që ka përfunduar gjatë vitit të kaluar. Kryesisht dhe qeveria jonë është treguar realiste dhe e ka vendosur 2.4%, megjithatë inercia që kemi pasur me investimet e huaja  dhe rezistenca që i bën sipërmarrja shqiptare duke pasur parasysh dhe turizmin, e ndihmojnë ekonominë tonë. Prandaj do të jetë një betejë mes nivelet të lartë të inflacionit, shtrenjtimit të kredive me prurjet pozitive të turizmit dhe turistëve të huaj.

CMG: Gjatë viti të kakuar kemi pasur 2 paketa të rezistencës sociale nga ana e qeverisë, po përgjatë këtij viti do  ta kemi një paketë të tretë?

Fatos Çoçoli: Gjykoj se është e domosdoshme, por ka ndodhur për shkak të sufiçitit, parave shtesë që ka marrë buxheti i shtetit. Kishim një paketë të parë në mars dhe një të dytë në shtator, po ashtu edhe një pako në dhjetor që po shpërndahet. Pas kësaj do të jetë sërish vështirë dhe ndoshta nga prilli është e domosdoshmë një paketë e tretë për të ndihmuar të gjithë shtresat në nevojë.

CMG: Gjatë viti të kaluar përkatësisht në muajt shtator-nëntor kaluam nëj situatë të vështirë energjetike, sa ndikoi kjo në ekonominë e vendit dhe si do të vijojë më tej?

Fatos Çoçoli: Ndoqa Hudex, që është bursa e referencës dhe çmimet janë ende të larta 250 euro për orë që i bie dyfishi përpara luftës në Ukrainë, kështu që gjykoj se e kemi kaluar momentin më negativ. Pjesa më e vështirë ka kaluar dhe jemi në sfidën e dy muajve të parë të vitit dhe ende temperaturat ende nuk kanë ardhur, kështu që buxheti i shtetit duhet të jetë i lartë për të gjithë familjet në nevojë dhe mbajtjen e nivelit të përballueshëm.

CMG: Turizmi dhe bujqësia kanë ndikuar shumë në rritjen ekonomike, si i shihni përgjatë këtij viti?

Fatos Çoçoli: Mendoj se do të jenë motorët e vërtetë për të na mbajtur në barkën e rritjes ekonomike, pavarësisht se kjo rritje do të jetë më e vogël. Eksportet bujqësore janë në nivele të mira, janë rritur në vëllim, kanë shkuar dhe në 18% rritje në vlerë. Ajo që ne na ndihmon është rritja në eksporte, shpresojmë që gjatë këtij viti të kemi më shumë nisma në drejtim të përpunimit të lëndëve të para bujqësore. Gjykoj se aty duhet përqëndruar dhe vëmendja e qeverisë tonë për të ndihmuar dhe përpunuesit. Në turizëm kemi shpresa më të mëdha, për faktin që kishim një rritje. Ky është ogur shumë i mirë që dhe ky vit të jetë i mirë për turizmin dhe jo vetëm në pikun e verës, por gjatë vitit të kemi një shpërndarje më të mirë. Kështu e shoh më pozitivitet dhe si një gjenerator shumë të mirë për rritjen ekonomike.

CMG: Italia dhe Greqia po kalojnë gjithashtu një situatë të vëshitrë, sa prekemi ne ndoshta dhe nga nëj kalim i tyre në reçension?

Fatos Çoçoli: Është problemi kryesor që kemi, në rast se këto ekonomi të mëdha ku ne japim dhe marrim bien në recesion, kjo gjë importohet dhe tek ne. Në gjashtë mujorin e parë të vitit do të jetë një provë për ekonomitë e këtyrë vendeve, kështu që inflacioni i importuar do të na prekë. Shpresojmë që t’i rezistojnë presioneve të mëdha dhe të arrijmë të kemi rritje të ekonomisë?

CMG: Sa optimistë duhet të jemi gjatë këtij viti?

Fatos Çoçoli: Gjithmonë ekonomisti është ai që e sheh gotën gjysmë plot, sepse ekonomia varet nga konsumi dhe në rast se arrijmë të kemi mungesën e pesimizmit dhe të kemi diçka në shtëpitë tona dhe ta harxhojmë në një plan që kemi për pushimet, atëherë gjykoj se pamja me pesimizëm mund të largohet disi. Por në çdo rast duhet parë ana pozitive në mënyrë që ana e errët të mos të të pengojë në vullnetin për të investuar dhe harxhuar para.

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree