Kina lëshon satelit të ri për shërbimet e telekomunikacionit
2023-01-13 15:04:27

Kina dërgoi një satelit të ri komunikacioni në hapësirë nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Xichang-ut në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore të premten në mëngjes.

“APSTAR-6E” u nis në orën 2:10 të mëngjesit me një raketë mbartëse “Marshimi i Madh-2C” dhe hyri në orbitën e vet të planifikuar.

Sateliti do të përdoret kryesisht për të ofruar shërbime komunikimi me një vëllim të madh të dhënash për rajonin e Azisë Juglindore.

Ky ishte misioni i 460-të i fluturimit i serisë së raketave mbartëse “Marshimi i Madh”.