Rusia emëron komandantin e ri ushtarak në Ukrainë
2023-01-13 16:47:29

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse, Valery Gerasimov, është emëruar komandanti i ri i grupit të integruar të forcave të Rusisë në Ukrainë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes, citon “Xinhua”.

Gerasimov do të pasojë Sergei Surovikin, komandant i përgjithshëm i Forcave Ajrore Ruse, i cili u emërua komandant i grupit të integruar të forcave të Rusisë në operacionin special ushtarak në Ukrainë në tetor 2022.

Komandanti i Përgjithshëm i Forcave Tokësore Oleg Salyukov dhe zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm Alexei Kim janë emëruar si zëvendës të Gerasimov, sipas ministrisë.

Vendimi u mor për faktin se një gamë më e gjerë detyrash do të zbatohen në kuadër të operacionit special ushtarak, njoftoi ministria, duke shtuar se do të kërkohet ndërveprim më i ngushtë midis degëve të forcave dhe trupat do të kenë nevojë për mbështetje më të fortë, si dhe komandim dhe kontroll më efektiv. (Irma)