Suedia merr presidencën e Këshillit të BE-së, prioritet siguria, uniteti dhe rritja ekonomike
2023-01-13 16:05:39

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Suedia ka marrë presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian nga Sllovenia. Gjatë ceremonisë së zhvilluar në ambientet e Ambasadës së BE-së në Tiranë, ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann, uroi Suedinë për marrjen e presidencës së radhës dhe theksoi se mezi pret bashkëpunimin me këtë vend.

“Urime Suedisë për një presidencë të suksesshme të Këshillit të BE-së në këto kohë të vështira për Europën. Mezi pres të punojmë së bashku për agjendën tuaj ambicioze për Unionin”, deklaroi ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann, në një postim në rrjetet sociale.

Ambasadorja suedeze në Tiranë, Elsa Hastad, theksoi se objektivat kryesore gjatë presidencës suedeze janë siguria dhe uniteti, pasi tashmë në Europë nuk mund të merren më të mirëqena liria dhe demokracia. Një tjetër objektiv sipas ambasadores suedeze është rritja ekonomike. (Irma)