BE-NATO, ngrihet task forca për infrastrukturën kritike
2023-01-13 16:07:12

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Bashkimi Europian dhe Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) kanë rënë dakord të krijojnë një grup pune për të mbrojtur më mirë infrastrukturën kritike dhe për të rritur qëndrueshmërinë.

“Duam të shikojmë së bashku se si ta bëjmë infrastrukturën tonë kritike, teknologjinë dhe zinxhirët e furnizimit më elastik ndaj kërcënimeve të mundshme dhe të ndërmarrim veprime për të zbutur dobësitë e mundshme”,- deklaruan në një konferencë të përbashkët shtypi shefi i NATO-s Jens Stoltenberg dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, citon “Xinhua”.

Von der Leyen tha se sabotimi shtatorin e kaluar i tubacioneve të gazit Nord Stream që kalon nën Detin Baltik nga Rusia në Gjermani tregoi nevojën për t'u përballur me këtë lloj të ri kërcënimi.

Task forca, e cila do të mbledhë ekspertë nga të dyja palët, do të identifikojë kërcënimet kryesore ndaj infrastrukturës kritike dhe dobësitë e tyre strategjike dhe do të propozojë masa lehtësuese dhe veprime korrigjuese.

Sipas von der Leyen, fushat që do të mbulohen përfshijnë transportin, energjinë, digjitalizimin dhe hapësirën. (Irma)